Njerëzit në anën lindore të botës kanë qenë gjithmonë të fascinuar pas qilimave të kuq. Mbretërit dhe udhëheqësit e kohëve të lashta krenoheshin në qoftë se në pallatet e tyre posedonin qilima të tillë.
Vlera e qilimave të kuq është konsideruar si pasuri integrale e një objekti ku janë gjendur. Për këtë arsye, muslimanët qilimat e kuq filluan t’i përdorin në xhami, për të dëshmuar vlerën e këtyre vendeve tek ata.
Xhamia e Pejgamberit Muhamed a.s. në Medine siç veçohet edhe me shumë gjësende të tjera me vlera të larta materiale e shpirtërore veçohet edhe me këto qilima të shtrenjtë dhe të bukur. Aty gjenden dhjetë mijë qilima të tillë.
Qilimat në xhami janë të kualitetit të lartë dhe prodhohen në një vend të posaçëm, ekskluzivisht për xhaminë.
Brenda xhamisë janë rreth 3.500 qilima, 2 000 në çati, dhe 4 000 në hapësirat përreth xhamisë. Gjatë muajit të Ramazanit dhe Bajramit në xhami vendosen 9 500 qilima.
Ekzistojnë edhe 500 qilima shtesë të cilët përdoren në rast nevoje.
Qeveria saudite nuk jep kurrfarë shpjegime kur është fjala për paratë e shpenzuara për prodhimin e këtyre qilimave. Megjithatë, përhapja e një artizanati të tillë, që shitet në Medine, është një tregues i qartë i vlerës së gjërave të lartpërmendura.