Këtë vit do të bëhet inaugurimi i bibliotekës së Xhamisë së Hadumit dhe Medresës së vogël në Gjakovë

Biblioteka e Xhamisë së Hadumit tashmë vetëm ka marrë formën e saj përfundimtare. Duket që punimet që janë bërë kanë ruajtur pamjen e saj autentike. Rindërtimi I saj është bërë nga ekspertë të Turqisë ndërsa financimi është bërë nga drejtoria e përgjithshme e vakëfeve të Turqisë.

Kryetari I Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Ahmet Efendi Hoxha tha se pritet që gjatë këtij viti të bëhet inauguruimi i kësaj biblioteke.

Objekti I kësaj biblioteke ishte djegur gjatë luftës së fundit, së bashku me xhaminë dhe të gjitha objektet tjera përcjellëse.Me djegien e saj kishte humbur edhe një numër i konsiderueshëm i librave, në mesin e të cilëve edhe botime unikate për historinë e qytetit të Gjakovës.

E përpos bibliotekës, i njëjti donator ka investuar edhe në ndërtimin e Medresesë së vogël, institucion i cili në të kaluarën ka edukuar breza të tërë dhe atë jo vetëm nga Gjakova.

Medresa e vogël e cila do të inugurohet gjatë këtij viti do të shërbejë si qendër për trajnimin e punëtorëve të saj. Këto dy investime janë mirëpritur nga përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës por edhe nga përfaqësuesit e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në këtë komunë./syrivision/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Hajdin Aruçi ?