Medresesë Alauddin në Prishtinë i shtohen edhe dy hafizë të Kur’anit

Në vigjilje të dhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mu në muajin Shkurt, nxënësi Adl Rraci (kl. 12-2), dhe nxënësi Abdurrahman Rama (kl. 12-3) kanë përfunduar hifzin-memorizimin e Kur’anit Fisnik

Të dy nxënësve iu dha nga një mirënjohje, si dhe iu nda nga një shpërblim nga Kryesia e Bashkësisë Islame dhe nga Medreseja Alauddin, për të arriturën e tyre të çmueshme.

Këtë mirënjohje, nxënësve ua dhuroi Myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim Tërnava dhe drejtori i shkollës Mr. Jakup Çunaku me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës në amfiteatrin e Medresesë, këtu në Prishtinë..
Medreseja Alauddin në Prishtinë, ka nderin dhe kënaqësinë që tradita e të nxënit përmendësh të Kur’anit Fisnik, është duke vazhduar nga nxënësit e kësaj shkolle, andaj nxënësve hafizë iu uron suksese të mëtutjeshme në studimet e tyre.
Zoti i begatoftë nxënësit tonë me begatitë e Tij të panumërta. Amin./medreseja/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani