Aktualitete
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim imamin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Londër, Mehmet ef. Stubllën.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka përuruar objektin e ri, i cili do të shfrytëzohet për organizimet e Departamentit të Gruas, si dhe për mbajtjen e mësim-besimit nga nxënësit e këtij qyteti.
Për nder të ditëlindjes së profetit Muhamed ﷺ, KBI në Vushtrri, sot organizoi një aktivitet fetar në sheshin e qytetit
Shtëpia Botuese "Dituria Islame" po mirëpret vizitorë dhe lexues nga të gjitha grupmoshat në Panairin e Librit në Tuz
Me këndimin e pjesëve nga Kurani fisnik, salvateve, ilahive dhe pjesëve nga Mevludi, mbrëmë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, u mbajt manifestim kushtuar Mevludit - ditëlindjes së Pejgamberit a.s.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim kurtuazie ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, z. Maurizio Antonini.
Shtëpisë Botuese "Dituria Islame", është pjesë e edicionit të 6-të të Panairit të Librit në Tuz, hapja solemne e të cilit bëhet nesër (e martë) nga ora 19:00.
Shoqata Bamirëse "Bereqeti", me koordinatorin mr. Abdurrahman ef. Bejtullahu, në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Gjakovës dhe me mbështetjen e shumë donatorëve zemërgjërë, sot dorëzoi çelësat e shtëpisë së re për familjen shtatë anëtarëshe të z. Avni Gashi në fshatin Rakovinë.
Nën organizimin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, në qytetin e Konyas u mbajt Seminari Ndërkombëtar mbi rëndësinë dhe sfidat e familjes në kohët postmoderne. Në këtë seminar morën pjesë studiues, përfaqësues dhe liderë fetarë nga më shumë se 40 shtete të ndryshme të botës.