Aktualitete
Në ambientet e Qabesë në Mekë, gjatë periudhës 9-14 gusht, u mbajt edicioni i 45-të i Garës Ndërkombëtare të Mbretit Abdul Aziz, e cila fokusohet në memorizimin, leximin dhe interpretimin e Kuranit famëlartë.
Sot, në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës, me një ceremoni solemne, u vendos gurthemeli i xhamisë së re
Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Fakulteti i Shkencave Islame të Sarajevës
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari, Dr. Valon ef. Myrta.
Dy maune të radhës me produkte esenciale për shtëpi kanë mbërritur dje nga "Deniz Feneri" i Turqisë në "Bereqet".
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama vizituan të hënën gjatë ditës punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër punimet e kryera deri më tani.
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim imamin e Qendrës Islame Shqiptare në Karlsruhe dhe njëkohësisht kryetarin e Unionit të Qendrave Islame në Baden-Württemberg, Muhamet ef. Havollin.
Fshati i Ri i Vitisë është bërë me xhami të re. Ky përurim u bë sot, në ditën e xhuma, me një solemnitet të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Vitisë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, z. Mehas Alija, i cili shoqërohej edhe nga zëvendësit e tij, Fehim Abazi dhe Besim Nuzi, si dhe nga anëtarët e tjerë të Kryesisë.
Drejtoria e Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka organizuar sot pritjen për bashkatdhetarët tanë, që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë.