Aktualitete

Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Dijanetit të Republikës së Turqisë, sot, me datë 12 shkurt 2019, u nisën për Turqi grupi prej 20 imamësh dhe myezinësh-nëpunësve të këshillave të BIRK-ut, për të ndjekur trajnimin që ka për qëllim kryesor përvetësimin e bukur leximit të Kuranit.

Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot, është nisur grupi i radhës për kryerjen e Umres.

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett i shoqëruar nga bashkëshortja e tij vizituan sot Xhaminë e Hadumit, ku u mirëpritën nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Ahmet ef.Hoxha, kryeimami Visar ef.Koshi, sekretari Esat ef.Rexha dhe anëtarët e KBIGJ-së.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava u prit në takim nga këshilltari për çështje ligjore dhe fetare të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Sayed Ali Al Hashimi.

Në takimin historik në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe,Abu Dabi dhe në prezencën e udhëheqësve të shtetit të EBA dhe mbi 700 liderëve fetar nga mbarë bota ku prezent ishte edhe Myftiu i Kosovës Naim ef.Ternava është nënshkruar “Dokumenti i vëllazërisë njerëzore” në mes të kreut të kishës katolike Papa Fransis Papa i Vatikanit dhe Shejhut te Al Azharit dr. Ahmet Al Tajjeb.

Myftiu Ternava paraqiti kumtesen e tij në Sesionin e dytë të konfernces mbi Vëllazërinë Njerëzore, në Abu Dabi, ku po zhvillon viziten e tij Papa Françesku, si papa i parë në Gadishullin Arabik, dhe ku po marrin pjesë më shumë se 700 liderë të besimeve të ndryshme fetare, në krah të imamit të madh të Al-Azharit, Ahmad Al-Tayyeb.

Sot, u mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Dituria islame”, në të cilën u analizuan numrat 335, 336 dhe 337. Mbledhjen e hapi kryeredaktori i revistës dr. Ajni Sinani, i cili falënderoi anëtarët e redaksisë për angazhimin dhe punën e tyre që kjo revistë të dalë sa më cilësore dhe që të arrijë më kohë në duart e lexuesve.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, bashkë me një pjesë të kabinetit të tij, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës, ku u prit nga kryetari i këtij Këshilli Ahmet ef.Hoxha dhe imamët.

Me rastin e pensionimit të sekretarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, Kryesia e BIRK-ut organizoi një manifestim rasti ku nderua kontributi jetësor i tij për katër dekada në ngritjen dhe zhvillimin dhe avancimin e jetës fetare dhe arsimore dhe për drejtimin e udhëheqjen e institucioneve e të organeve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në Zagreb të Kroacisë, po vazhdon punimet konferenca rajonale “Bashkësitë Islame në Evropën Lindore – të drejtat dhe obligimet”