Aktualitete

Me ftesë të Zyrës së Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, këshilltari i Myftiut të Kosovës Vedat Sahiti mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga kjo zyrë, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Liritë Fetare, e cila u mbajt në Colonge të Francës.

Miratimi i ligjeve për FSK-në që e shndërroi atë edhe praktikisht në ushtri, për Kosovën e popullin e saj paraqet një ndër momentet më të rëndësishme në historinë tonë më të re. Me themelimin e Ushtrisë së Kosovës, përveçqë realizohet një ndër idealet e dëshmorëve tanë, vihet në vend një e drejtë e mohuar deri tash për shtetin dhe popullin tonë. Po ashtu, me themelimin e Ushtrisë, forcohet identiteti ynë shtetëror, si dhe mbrohet e avancohen sovraniteti e integriteti i vendit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, nga Qabeja e bekuar ka bërë lutje dhe ka uruar transformimin e FSK-së në ushtri të rregullt

Sot, në të gjitha xhamitë e Kosovës, me urdhër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës do të ligjërohet për ruajtjen e sigurisë dhe rëndësisë së saj fetare e shoqërore.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mbrëmë është zgjedhur në mesin e 20 personaliteteve për t’u falur në brendësinë e Qabesë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava mbajti një fjalim në Konferencën e Ligës Botërore Islame me temën “Uniteti Islam – Rreziqet e etiketimit dhe përjashtimit”, e cila po mbahet në Meke të Arabisë Saudite.

Nën patronatin e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Saud, në Meke po mbahet konferenca islame globale me temën “Uniteti Islam – Rreziqet e etiketimit dhe përjashtimit”, nën organizimin e Ligës Botërore Islame -RABITA.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Fondacionin “Muhamed bin Rashid Al-Maktoum”, ku u prit në takim nga drejtori gjeneral, z. Saleh Zaher në Dubai

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot mori pjesë në Forumin për promovimin e paqes në shoqëritë islame që po zhvillohet në Abu Dabi më 8-9 dhjetor me temën “Adresimi i sfidave globale: Të menduarit dhe veprimi së bashku”. Këtë konferenë po e organizon Këshilli evropian për liderët fetarë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!