Aktualitete
Sot, në Prishtinë, me një ceremoni përmbyllëse, përfunduan Garat Ndërkombëtare të Kuranit. Kjo ceremoni u përmbyll me ndarjen e çmimeve për të gjitha kategoritë pjesëmarrëse.
Myftiu Tërnava, ka përcjellë sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” imamin e Qabesë, Shejh Dr. Bandar Baleela
Nën shoqërimin e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, imami i Qabesë, shejh Dr. Bandar Baleela, është takuar me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Imami i Qabesë, shejh Badar Baleela, ka vizituar sot ekspozitën “Urat”, e cila po mbahet në zemër të Prishtinës.
Në Shkup po zhvillohet Panairi i 37-të i Librit, i cili këtë vit po mbahet nga data 8 deri më 14 maj në sallën sportive “Boris Trajkovski” dhe mban moton “Ushqim për shpirtin”.
Imami i Qabesë, shejh Bandar Beleela, vizitoi garuesit e Garave Ndërkombëtare të Kuranit, të cilat po mbahen në Prishtinë, nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare, Thirrjes dhe Udhëzimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Zëvendëskryeministrja në detyrë, znj. Emilia Rexhepi, nën shoqërimin e kryeimamit të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, vizitoi sot ekspozitën “Urat”, e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ministria e Çështjeve Fetare e Arabisë Saudite.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme shpirtërore, mijëra besimtarë u mblodhën sot në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të falur namazin e xhumasë nën udhëheqjen e imamit të Qabesë, Dr. Bandar Belilah.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në selinë e BIK-ut Imamin e Qabesë, shejh Dr. Bandar Baleela, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Një pjesë e kandidateve tashmë janë testuar nga juria profesionale, kurse pjesa e dytë e garës fillon sonte nga ora 17:00