Shkrime Autoriale
(Përkthimi i haditheve (eventualisht ajeteve) në gjuhën shqipe)
Haxhi si pjesë përbërëse e jetës islame, me të gjithë simbolikën që e ka në vete, e përfshinë tërë jetën njerëzore duke filluar prej h. Ademit, përmes Ibrahimit (a. s.) deri te margaritari i fundit në zinxhirin e shpalljeve të Zotit – Muhammed Mustafaja.
Haxhi, si kusht i pestë i fesë Islame, gjegjësisht një nga pesë shtyllat mbi të cilat ngritet Islami, sipas përkufizimit të hadithit të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., në mes tjerash, në porositë dhe mesazhet e mësimet e tij për njerëzit, na flet edhe për kujdesin që duhet patur ndaj brezit të ri.
“Kush dëshiron madhështi (krenari e fuqi), e tërë madhështia është tek All-lahu. Te Ai shkojnë fjalët e mira dhe veprat e mira i pranon. Ndërsa ata që kanë qëllime të këqija i pret dënim shumë i rëndë, sepse dredhitë e tyre janë të dështuara.” (Fatir, 10)
Sa vështir është të ndahesh nga miku i dashur, lotët të rrjedhin, zemra dridhet dhe kur e përqafon e shtrëngon me fuqinë tende, sikur dëshiron zemrat ti bashkosh dhe të mos lejosh këtë ndarje...
Allahu është furnizuesi ynë, Ai jep shumë e njerëzit janë të dobët, andaj Allahu na sprovon me shumë gjëra, me pasuri dhe me varfëri:
Zot, ti je Falës, e do faljen, andaj më fal mua!
"Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit (1) E ç'të bëri ty të dijsh se ç'është nata e Kadrit? (2) Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! (3) Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje (4) Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit (5)" [Suretu-l-kadër]
Nga bujaria e Zotit është se nëse shikon se ndonjëri nga ne ka një anë të mirë, e zgjedh dhe e afron pranë vetes. Ai nga të gjitha krijesat ka zgjedhur njeriun dhe e ka dalluar me mendje. Nga të gjithë njerëzit, ka zgjedhur muslimanët që e adhurojnë.