Aktivitetet e KBIGJ

Dje, në ambientet e Medresesë së Madhe në Gjakovë u mbajt takimi me imamët e KBI të Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës, në vigjilje të muajit te bekuar të Ramazanit

Në këtë takim, ku prezent ishin edhe përfaqësues të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi, kryeimami Sabri Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë Ekrem Simnica, zëvendëskryeimami Fatmir Iljazi dhe drejtori për Kulturë Ramadan Shkodra, u bisedua për punët dhe aktivitetet fetare që do të zhvillohen gjatë muajit të bekuar te Ramazanit.

Në hapje të mbledhjes, sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi, pos të tjerash, tha se këto mbledhje tradicionale në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit mundësojnë që të kemi sa më shumë koordinim në të mirë të xhemateve tona. Më pas, fjalën e mori kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora,i cili theksoi nevojën e organizimeve të aktiviteteve në Ramazan dhe tha se këto aktivitete do të zhvillohet gjatë tërë muajit të Ramazanit, kur dhe do të ketë hafizë nga Turqia që do të shërbejnë gjatë muajit të Ramazanit në vendin tonë, se do të mbajnë tribuna, se do të ketë dalje në terren nga ekipi i Ramazanit për teravi dhe se do të organizohen aktivitete të tjera.

Pos kësaj, do të organizohen iftare tradicionale në rajone të ndryshme të Kosovës dhe iftari tradicional në Medrese e shumë aktivitete të tjera.Pastaj, para të pranishmëve folën edhe drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë, Ekrem Simnica, drejtori për Kulturë Ramadan Shkodra, të cilët kërkuan nga imamët që të jenë më aktivë sa i përket literaturës që boton BIRK-u, si dhe për tubimin e sadaktul-fitrit dhe zeqatit për nevoja të Medresesë, Fakultetit dhe institucioneve të tjera arsimore të BIK-ut.















Kryetari Bashkësisë Islame në Gjakovë, Ahmet ef. Hoxha bashkë me imamin Abdurrahman ef.Bejtullahu, koordinator i Shoqatës bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë, vizituan dy familje që jetojnë në kushte shumë të rënda.

Ata vizituan familjet Hasani e Krelani, dhe për së afërmi panë gjendjen e mjerueshme në të cilën jetojnë këto familje.

Familja pesë anëtarëshe Hasani jeton në një shtëpi në kodrën e Çabratit në Gjakovë e cila nuk plotëson as kushtet elementare për jetesë. Shtëpia është në rrënim e sipër, çatia është plotësisht e shkatërruar, dera është e improvizuar, ndërsa dritare nuk ka fare.

“Në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë vepron dega “Bereqeti”, e cila në vazhdimësi ka ndihmuar këtë familje, por kësaj radhe jemi duke menduar që t’i ofrojmë një ndihmë tjetër, ndërtimin e shtëpisë sepse kushtet në të cilat jeton kjo familje pesë anëtarëshe janë kushte jashtëzakonisht jo të mira”, tha kryetari i KBIGJ-së.

Ky lajm i gëzoi pamasë anëtarët e kësaj familje, e cila sipas kryefamiljarit jeton këtu prej shumë vitesh. Ai tha se familja e tij kanë kaluar vetëm ditë të zymta nën rrënojat e kësaj shtëpie të vjetruar.

Shoqata bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë do t’i del në ndihmë edhe familjes tre anëtarëshe Krelani, e cila jeton në një shtëpi të shkatërruar dhe në kushte jashtëzakonisht të rënda. Edhe kësaj familje Shoqata Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë pritet t’ia ndërtoj një shtëpi të re.

Ndërtimi i të dy shtëpive pritet të filloj së shpejti. Sipas donatorëve finalizimi i të gjitha punimeve dhe dorëzimi i çelësave familjarëve do të bëhet brenda disa muajve, konkretisht në festën e Fiter Bajramit.

Ata apelojnë edhe tek njerëzit e vullnetit të mirë që të kontribuojnë sado pak dhe t’u dalin në ndihmë familjeve skamnore.

Vlen të theksohet se të dyja vizitat janë përcjellë nga TV “SyriVision”.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=i1ubYXf1Fsw[/youtube]

Sot, me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s. Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të gjakut, dega në Gjakovë, organizoi aksion vullnetar për dhurimin e gjakut me moton “Muhammedi a.s. mëshirë për njerëzimin.”

Ky aksion, si rezultat i iniciativës së mirë dhe ndjenjës së solidaritetit u organizua pas namazit të xhumasë në xhaminë Qyl, nën përkujdesjen e ekipit mjekësor.

“Përmes këtij aksioni dëshirojmë të tregojmë edhe njëherë anën tonë humanitare të cilën na e ka mësuar Pejgamberi a.s. Ky është aksioni i dytë brenda këtij viti kalendarik që KBIGJ organizon në dhurimin e gjakut. Aksioni i parë ka qenë para muajit të Ramaznit dhe tani ky me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit a.s. dua t’i falënderoj të gjithë ata që i janë përgjigjur thirrjes dhe që nuk hezituan të bëhen pjesë e këtij aksioni bamirës dhe human në ndihmë të personave me nevojë”, tha Kryetari i KBI në Gjakovë, Ahmet ef.Hoxha.

Ftesës për të dhënë gjak i janë përgjigjur imamët, xhematlinjët dhe qytetarët e komunës së Gjakovës.















Për nderë të muajit të bekuar të Ramazanit, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë në bashkëpunim me Shoqatën bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë, shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=LOdqjeLyJuI[/youtube]

Shoqata bamirëse "Bereqeti" në këtë fillim të Ramazanit shpërndanë ndihma për tetë mijë familje nevojtare në mbarë territorin e Kosovës, Luginës së Preshevës dhe një pjesë të Shqipërisë

Shoqata bamirëse “Bereqeti” në këtë fillim të Ramazanit shpërndanë ndihma për tetë mijë familje nevojtare në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe një pjesë të Shqipërisë.
Drejtori i kësaj shoqate Fitim ef. Flugaj thekoi se sikur edhe çdo herë edhe këtë vit shoqata Bereqeti falë donatorëve te ndryshëm ka shpërndarë ndihma me pako ushqimore për kategoritë nevojtare në Kosovë , Luginë të Preshevës dhe Shqipëri.
Në Kosovë këto ndihma janë shpërndarë si vijon : Në 24 këshilla kemi shpërndarë nga 150 pako ushqimore me nga 12 artikuj ushqimor , që gjithsejtë janë 3600 pako, në dy Këshilla tjerë kemi shpërndarë gjithsejtë 400 pako, kurse dy këshilla të tjerë nga 100. Kurse 500 pako janë ndarë për shoqatat e invalidëve me 100 pako për konviktet e nxënësve dhe studentëve si dhe 200 pako për skamnorët e Pukës me vlerë mbi 8000 euro. Gjithashtu në kryeqytet dhe Pejë e qytete tjera të Kosovës kemi pranuar dhe shpërndarë mbi 2000 pako.
Si zakonisht vlera e pakos ka shkuar nga 35 deri në 50 euro. Në këtë përmbyllje secili Këshillë ka përfitua ndihma me vlerë mbi 6000 euro që do të thotë vlera totale e këtyre ndihmave kap shifrën diku mbi 170 mijë euro.







Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë në bashkëpunim me Shoqatën bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë, nga dita e Merkure 24 Maj e deri më sot ka bërë shpërndarjen e afro 300 pakove ushqimore.

Ndihmat u janë shpërndarë familjeve të varfra, bonjakëve dhe institucioneve.

Shpërndarja e ndihmave është bërë në Xhaminë Qyl dhe në Medresenë e Madhe në Gjakovë

Sot, në ambientet e Medresesë së Madhe në Gjakovë u mbajt takimi me imamët e KBI të Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës, në vigjilie të muajit te bekuar të Ramazanit

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Ekrem ef.Simnica dhe Rexhep ef.Luma.
Takimi filloi me leximin e disa vargjeve nga Kur'ani famëlartë, për të vazhduar me fjalën e kryetarit të KBI të Gjakovës, Ahmet ef.Hoxha, i cili të pranishmit i njoftoi për qëllimin e takimit që ka të bëjë me koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit.
Pas tij fjalën e mori përfaqësuesi i BIK Ekrem ef.Simnica i cili ndër të tjera tha: “Shfrytëzoj rastin t’ju përshëndes dhe t'ju falënderoj për pjesëmarrje. Jemi mbledhur sot këtu, në këtë takim të përbashkët tradicional për pritjen sa më madhështore të muaji të bekuar të Ramazanit. Edhe këtë vit, si edhe vitet tjera Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura që të jetë sa më e përgatitur për muajin e shenjtë të Ramazanit.”
z.Simnica, i njoftoi të pranishmit me platformën gjithëpërfshirëse të aktiviteteve që pritet të organizohen nga Kryesia e BIK në bashkëpunim me Këshillat vendorë gjatë muajit të Ramazanit.
Në vazhdim imamët paraqiten idetë, propozimet dhe sugjerimit rreth organizimit dhe aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të muajit të Ramazanit në komunën e Gjakovës, Rahovecit e Malishevës
Në mbyllje të takimit z.Simnica i porositi imamët që të jenë sa më aktiv dhe të zgjedhin gjuhën më të bukur të komunikimit në raport me xhematin. Ai premtoi përkrahjen maksimale nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në organizimin sa më të mirë të pritjes së muaji të bekuar të Ramazanit .













Myftiu Tërnava, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të BIRK-ut, Ajni ef. Sinani, kryeimami Sabri ef. Bajgora dhe nga zv/kryeimami Fatmir ef. Iljazi morën pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, që u mbajt të enjten me datë 20.04.2017.

Këta për së afërmi përcollën punën dhe funksionimin e këtij Këshilli.

Gjatë mbledhjes së rregullt me anëtarët e KBIGJ-së, u diskutuan shumë çështje me rëndësi, dhe u morën vendime në dobi të institucionit dhe qytetarëve, ku nuk mungoi edhe kontributi i myftiut, i cili ofroi ide, këshilla e propozime që të arrijnë te vendimet e drejta dhe të pranueshme.
Në përfundim të takimit, Myftiu Tërnava i këshilloi të pranishmit që t’ia kenë frikën Zotit xh.sh., e të punojnë drejt, të reflektojnë mirësi e sinqeritet në punën e tyre dhe të shpjegojnë drejt porositë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke ruajtur në këtë mënyrë afërsinë në mes njerëzve, e duke mbjellë dashuri dhe harmoni në mes të gjithëve pa dallim.
“Porositë kuranore dhe mesazhet që dalin nga fjalët, veprat dhe sjelljet e të dërguarit tonë Muhamedit a.s. duhet t’i përcillni te xhemati në formën më të bukur, ashtu siç është e bukur tërë feja islame. Të kultivohet edhe më tej harmonia dhe bashkëjetesa me të gjithë, pa dallim ngjyre, etnie apo feje, ashtu siç të parët tanë e mbollën në zemrat e tyre dhe të pasardhësve të tyre, këtu e gjashtëqind vjet më parë. Nuk kemi nevojë për traditat e zakonet e të tjerëve, sepse edhe traditat, zakonet dhe kulturën e popullit i kemi aq të mira, e të bukura, saqë na kanë lakmi edhe të tjerët. Hapësirë për punë keni sa të dëshironi para vetes, jemi duke investuar me të madhe në rregullimin dhe infrastrukturën e BI gjithandej nëpër Kosovë, e në veçanti në Gjakovë, prandaj shfrytëzoni këto mirësi për të përçuar fjalën e mirë, shpirtdëlirësinë dhe moralin në zemrat dhe shpirtrat e atyre që i keni përballë”, u tha mes tjerash Myftiu Tërnava, duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit.







Të dielën me dt. 25.09.2016 në Medresenë e Madhe të Gjakovës, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë ka bërë shpërndarjen e mishit të kurbanit të sjellur nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

2.500 kg mish, të paketuar në 125 pako, ku secila pako kishte nga 4 qese me mish i janë shpërndarë xhematlinjve të xhamive të Gjakovës dhe të fshatrave, Shoqatës së të verbërve, familjeve me jetimë dhe skamnorëve.


Të dielën me dt. 25.09.2016 në Medresenë e Madhe të Gjakovës, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë ka bërë shpërndarjen e mishit të kurbanit të sjellur nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

2.500 kg mish, të paketuar në 125 pako, ku secila pako kishte nga 4 qese me mish i janë shpërndarë xhematlinjve të xhamive të Gjakovës dhe të fshatrave, Shoqatës së të verbërve, familjeve me jetimë dhe skamnorëve.





.

Për nder të festës së Fiter Bajramit, të hënën më 04.07.2016 Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë në bashkëpunim me xhematet e xhamive të Gjakovës, në Xhaminë e lagjes Qyl, ka shpërndarë 150 pako ushqimore.

Ditë më parë, të dielen më 03.07.2016 në bashkëpunim me Kompaninë “ELKOS GROUP", KBIGJ ka shpërndarë 70 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale.











Të shumtë janë ata që e kërkojnë lumturinë në pozitë ose në pasuri, por nuk e gjejnë dot po e humbën në familje, në bashkëshortësi. Prandaj edhe i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira ë Zotit qoftë mbi të, thoshte: “Më e mira e dunjasë është bashkëshortja(i) e mirë.”

Nisur nga ky këndvështrim, qasja e Kur’anit ndaj bashkëshortësisë merr një kahje ndryshe nga e zakonshmja, ai aktin martesorë e quan “besë të fortë”, dhe e konsideron nga shenjat argumentuese për përkujdesjen që e ka ndaj nesh.
Kur’ani thotë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”(Rum, 21)
Ky ajet i ndritur ishte preferencë e ligjëratës një orëshe nga Mr. Violeta Smajlaj –Myrta, me titull “Lumturia bashkëshortore”, e organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, më 07.02.2016, në Medresenë e Madhe në Gjakovë.
Duke komentuar ajetin e përmendur znj. Myrta ndër të tjera tha: “Fjala ‘prej jush’ mban në vete mesazhin se bashkëshortët janë një realitet, janë dy faqe të së njëjtës monedhë. Ndërkaq fjala ‘për ju’, thekson se jemi bërë për njëri tjetrin, çka nënkupton plotësimin e njëri tjetrit, por jo edhe domosdoshmërinë e të qenit të njëjtë, sepse secili ka dinjitetin, dëshirat dhe aspiratat e veta.”
Shihet qartë se shprehjen dhe rehatinë (lumturinë) e thekson si qëllim të martesës, ndërkaq komponentë kryesore të arritjes së saj përmend dashurinë dhe mëshirën.
Nisur nga ky këndvështrim ligjërata ishte ndarë në tri pjesë:
E para: Çelësat e fillimit, ku u përmend rëndësia e lutjes, e qëllimit të mirë dhe e përzgjedhjes.
E dyta: Qëllimi i bashkëshortësisë
E treta: Komponentet e lumturisë bashkëshortore
E katërta: Taktika të përditshme.
Ligjëratën e pasuan edhe shembuj të ndryshëm.

Më 31.01.2016 (e diele) nga ora 10:00, në mejtepin e xhamisë së Haxhi Ymerit, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë, në bashkëpunim me xhematin dhe imamin e xhamisë Esat ef.Rexha, organizoi turnir shahu, ku morën pjesë imamë dhe xhematlinj të xhamive të qytetit.

Turnirin e shpalli të hapur imami i xhamisë, i cili pas falënderimit të Allahut xh.sh. dhe dërgimit të salavateve mi Muhammedin s.a.v.s tha: “Të nderuar pjesëmarrës dhe të gjithë ju të pranishëm, ju përshëndes me fjalën përshëndetëse “esselamu aljekum ve rahmetullahi ve berekatuhu”. Jemi tubuar sot këtu në këtë vend për t’u relaksuar dhe për të kaluar disa çaste argëtimi dhe mprehjes së mendjes përmes lojës së shahut. Qëllimi i kësaj loje nuk është fitorja, por njohja, shoqërimi dhe dashtë Allahu i Madhëruar që t’i bashkojmë mendjet, zemrat dhe shpirtrat. Ju dëshiroi çaste të bukura argëtimi dhe suksese në lojë.”
Në vazhdim fjalën e mori imami i nderuar i xhamisë së Mahmur Pashës Mr. Valon ef. Myrta, i cili lidhur me turnirin tha: “I përgëzoj organizatorët, njëherit theksoi se e mira e këtij turniri qëndron në atë se ka bashkuar rininë, sportin dhe mendimin strategjik, gjë që reflekton efektshëm në argëtimin e pjesëmarrësve dhe stimulon te ata aftësinë për të planifikuar.”
Pas kryerjes së të gjitha përgatitjeve, shenjën për fillimin e turnirit e dha Dr. Lulëzim Koshi, anëtarë i klubit të shahut "VLLAZNIMI" të Gjakovës., i cili ishte i ngarkuar që t’i mbikëqyr të gjitha përballjet. Në finale arritën Mr. Valon ef. Myrta dhe Kastriot Gurkuqi, ku fitues u shpall Kastriot Gurkuqi, i cili u shpërblye me një libër me rregulla të shahut.
Në fund Dr.Lulzim Koshit në lidhje me organizimin dhe ecurinë e turnirit tha: “Është një hap shumë i qëlluar, që përveç lojës, argëtimit të thellohet shoqërimi dhe vllaznia mes besimtarëve. Jam i kënaqur me garuesit, me lojrat dhe nivelin e tyre. të cilat qenë korrekte, të qetë dhe fer. Shpresoj që ky turnir të vazhdoj të organizohet edhe në të ardhmen.”
Në anën tjetër, imami i xhamisë Esat ef.Rexha tha: Jam shumë i kënaqur me pjesëmarrjen e garuesve, me lojën e tyre dhe rrjedhën e turnirit i cili u përcoll me një atmosferë të qetë dhe garuese. Patëm garues nga të gjitha xhamitë e Gjakovës, në mesin e të cilëve edhe imamë. Shpresojmë se në të ardhmen do të organizojmë turnir më të zgjeruar dhe të shtohet numri i garuesve”.



Esat Rexha










Sot, më 17.05.2015., Këshilli i Bashkësisë islame në Gjakovë mbajt takimin e rregullt me imamët e komunës së Gjakovës

Në takim u diskutua ecuria e punës si dhe objektivat e këtij institucioni për të ardhmen.

Takimin e hapi kryeimami Visar ef.Koshi i cili u shprehi mirëseardhje dhe i përgëzoi imamët për mundin, angazhimin dhe kontributin e madh që po e japin në misionin e tyre fisnik.

“Jemi mbledhur sot që së bashku t’i shqyrtojmë disa çështje rreth zhvillimit të jetës fetare dhe për sfidat e ndryshme nëpër të cilat po kalojmë. Ne duhet të jemi të vendosur dhe të japim maksimumin që të përmirësojmë gjithçka që lidhet me punën dhe shërbimin tonë ndaj këtij institucioni dhe ndaj besimtarëve”, u shpreh ndër të tjera kryeimami Koshi.

Në vazhdim kryeimami bëri një pasqyrim të punës të këtij fillimviti dhe foli për problemet që ka hasur ky institucion.

Imamët diskutuan për çështje të tjera me interes, duke dhënë sugjerime të vlefshme për organizmin e jetës fetare dhe aktivitetet që mund të organizohen brenda këtij institucioni gjatë këtij viti.

Në fund kryeimami i falënderoi imamët për punën dhe angazhimin që e bëjnë në shërbim të fesë dhe besimtarëve dhe nga ata kërkoi që të jenë sa më afër këtij institucioni, ngase ky afrim do të shërbente për njohjen dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionin dhe njëri tjetrin.








Këshilli i Bashkësisë Islame në bashkëpunim me Diyaneti turk ka bërë shpërndarjen e mishit të kurbanit për nevojtarët e komunës së Gjakovës

Më 15.10.2013, e marte, është shpërndarë mish kurbani nga Diyaneti turk në institutin e hifzit të Kur`anit.
Në bashkëpunim me kryeimamin e KBI të Gjakovës, është bërë edhe shpërndarja e mishit – 86 kese tek disa kategori, e prej tyre 20 kese dëshmorëve të qytetit, 22 kese fshatit Skivjan, 15 kese OJQ Amenigo Ternipe, 10 kese “Hendikos” KBIGJ 10 kese dhe të tjerat të varfërve dhe nevojtarëve të ndryshëm.
Shrytezoj rastin që t`i falëneroj të gjithë ata bamirës që dhanë dhe ndihmuan në këtë aktivitet human që është mirëpritur nga ana jonë.

Edhe më 17.10.2013, e enjte, është shpërndarë mishi i kurbanit në Medresenë e Madhe-Institutin e hifzit në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.

Ky mish në vlerë 1500 kg gjegjësisht 300 kese nga Medreseja Alaudin e Prishtinës iu është dhuruar të varfërve, skamnorëve, jetimëve dhe të varfërve të komunës sonë.

Falënderohen të gjithë ata kontribuues dhe dhurues të komunës sonë që dhanë një sakrificë për të gëzuar vëllezërit tanë besimtarë në sofrën e bajramit.

Mbesim me shpresë që kjo ndihmë në të ardhmen të shtohet edhe më shumë.












Përgatiti: Visar Koshi