Lajme nga Bota

Ish deputet i Holandës, Joram van Klaveren, pjesëtar i ekstremit të djathtë në partinë e Geert Wilders, ka njoftuar se është konvertuar në Islam.

Më 27 dhe 28 janar në Universitetin e Vjenës u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Departamenteve dhe Fakulteteve të Shkencave Islame, si dhe Instituteve Teologjike dhe Pedagogjike Islame të Europës “E ardhmja e teologjisë islame dhe e edukimit fetar në Evropë në fushën e tensioneve midis shkencës, politikës dhe shoqërisë”.

Turqia së shpejti do t’i hapë dyert e medresesë së lashtë “Gök” të periudhës së Perandorisë Selxhuke në provincën Sivas pasi kanë përfunduar punimet e restaurimit, raporton Anadolu Agency.

Në vend që të mbyllte restorantin ose të rriste çmimet e ushqimit gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, pronari i një restoranti në Londër me emrin Hasan Masud, vendosi të bënte diçka të mrekullueshme.

Xhamia “Eyup Sultan” në Strasburg, gurthemeli i së cilës u hodh në tetor të këtij viti, do të përfundojë brenda tre vjetësh dhe të jetë xhamia më e madhe në Evropë.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin njoftoi lajmin e rëndësishëm të kësaj jave për muslimanët e Rusisë.

Samiti Botëror “Hallall 2018” dhe Organizata e 6-të për Bashkëpunim Islam (OBI) “Expo Hallall” ka filluar sot në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti Botëror i Produkteve Hallal dhe Panairi “Expo Hallall”, që do të organizohet në kuadër të këtij samiti, do të mirëpresë në datat 29 nëntor-2 dhjetor në Qendrën e Shfaqjeve dhe Artit “Euroazia” (Avrasya) në Yenikapi të Stambollit grupet vendore dhe të huaja ekonomike të interesit, njofton trt.net

Zyra Kombëtare e Statistikave të Holandës, publikoi një raport që përshkruan hartën e religjioneve për 15 vitet e fundit. Sipas raportit të botuar nga zyra statistikore në Holandë, numri i atyre që e cilësuan veten si ‘ateistë’ tejkaluan 50 për qind,kurse rritet numri i përqindjes së popullatës me besim musliman, transmeton Kosova Post.

Këshilli i Universiteteve Ndërkombëtare dhe Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë organizuan punëtorinë me temë “Islami dhe Shkenca” në Universitetin Teknik të Gebzes (GTU) në qytetin turk Kocaeli.

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!