Lajme nga Bota

Muslimanja, Sumejja Abdulkadir, ka arritur të siguroj fitoren dhe të futet në këshillin e qytetit të Milanos, dhe me këtë të bëhet muslimanja e parë në këtë Kuvend.

Televizioni shtetërorë i Turqisë ka filluar emitimin e programit fetarë në kohën e syfyrit nga xhamia Aja Sofia dhe kjo është hera e parë, që nga viti 1934 kur kjo xhami u shndërrua në muze, që në të organizohet ndonjë program fetarë.

Policia e Skocisë po shqyrton mundësinë që hixhabin ta bëj pjesë të uniformës policore, në përpjekje për t’i inkurajuar gratë muslimane që ti bashkëngjiten forcave të sigurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Klubi italian Juventus u ka uruar tifozëve musliman muajin e shenjtë të Ramazanit.

Zvicra dje përuroi tunelin më të gjatë dhe më të thellë hekurudhor në botë me një ceremoni në në Gotthard.

Të dielën më 5 qershor 2016 nga ora 14:30-17:00 në Sallën Gemeinschaftszentrum Oerlikon (Gubelstrasse 10, 8050 Zürich), do të mbahet debati me temën “Toleranca ndërfetare“.

Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, gjatë fjalimit të tij ka kritikuar praktikën e festimit të festave islame në kohë të ndryshme.

Në La Chaux-de-Fonds, kantoni Neuchatel, të Zvicrës u hap Muzeu i Civilizimit Islam.

“Qofsh i bekuar, hafiz i Kur'anit” – me këto fjalë imami dhe hatibi i xhamisë el-Isavie në el-Xheufë të Arabisë Saudite, Sheikh Hassan en-Nashiri ia uroi djalit të tij Rashidit i cili zuri vendin e parë në hifzin e Kur’anit të Shenjtë, duke ia dhuruar makinën.

Angelina Jolie, një ndër aktorët më të njohura dhe më të bukura në botë, simbol hollivudian i dekadave të fundit, duket se e ka gjetur rrugën e shpirtit të saj.