Dy gra me mbulesë zgjidhen deputete, ja nga sa vota morën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këto zgjedhje kandidate për deputete kanë qenë edhe Labinotë Demi-Murtezi nga LVV-ja dhe Besa Ismaili-Ahmeti nga PDK-ja të dyja me mbulesë.

Labinotë Demi-Murtezi ka arritur të marrë 13 mijë e 595 vota, ndërsa Besa Ismaili-Ahmeti 7 mijë e 887 vota.

E para ka dalë Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga LDK-ja. Si e tretë është radhitur PDK-ja, ndërsa e katërta koalicioni AAK-PSD.

Koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor prej 5%. /GazetaExpress/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës