Gli, macja e famshme e Xhamisë Ajasofja nuk është më

Hapat e butë të Glisë tani mbeten pjesë e pashlyeshme e historisë së Xhamisë Ajasofja në metropolin turk.

Macja e cila u bë me famë botërore dhe që e bëri Ajasofjen e Stambollit për vete, tani është pjesë e historisë së xhamisë ikonike, raporton Anadolu Agency.

"Macja e Ajasofjes, Gli, e cila po trajtohej në një klinikë veterinare private në rrethin Levent të Stambollit që nga 24 shtatori, fatkeqësisht ngordhi për shkak të moshës së saj të vjetër", tha Ali Yerlikaya, guvernatori i metropolit turk në Twitter.

"Ne nuk do të të harrojmë kurrë, Gli", tha Yerlikaya, duke postuar një fotografi të maces, ku tha se është "thellësisht i pikëlluar".



Në fillim të këtij viti, ndërsa Ajasofja u kthye nga muze përsëri në xhami, Gli nuk u shqetësua nga zhurma. Thesari arkitektonik ishte shtëpia e saj gjithmonë, e cila u konfirmua nga zyrtarët.

Namazi i xhumasë më 24 korrik në Ajasofje shënoi namazin e parë për muslimanët atje pas 86 viteve.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës