E çka pas Ramazanit? Në ramazan isha i drejtuar kah Allahu xh.sh.… Shpeshtoja nafilet (namazet vullnetare)… Ndieja kënaqësinë e ibadetit… Lexoja shumë Kur’anin… Nuk mungoja në namaz me xhemat… Nuk shikoja në ndalesat e Allahut xh.sh.…
Por, pas Ramazanit humba kënaqësinë e ibadetit, të cilën e ndieja në ramazan dhe tani nuk gjej shtytës për në ibadet… Shume shpesh me kalojnë namazet me xhemat … Namazet nafile dhe leximin e Kur’anit pothuajse veç i kam ndërprerë totalisht… dhe… dhe… dhe… dhe…
Ky problem a ka zgjidhja apo shërim?
Vellau im! Ja dhjete metoda që të vazhdosh në pune të mbara pas ramazanit.
1- Së pari dhe para çdo gjeje: Kërkimi i ndihmës prej Allahut xh.sh. për udhëzim dhe paluhatshmëri në fe. Allahu xh.sh. e lavdëroi duanë e dijetareve: "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.( Ali Imran 8)
2- Të ndenjurit e shpeshte me njerëzit e mire dhe kureshtja për tubime të përgjithshme të dhikrit( përkujtimit të Allahut xh.sh.), si: ligjëratat, apo edhe të veçanta si: vizitat.
3- Të njoftuarit me jetën e njerëzve të mire dhe këtë nëpërmjet leximit të ndonjë libri, dëgjimit të ndonjë kasete… Në veçanti duhet të interesohemi me jetën e sahabeve sepse kjo vepër i dërgon shpirtit vendosmëri, force dhe vullnet.
4- Dëgjimi i shumte i kasetave ndikuese me karakter islam, si: ligjërata, këshilla, e pse jo edhe vizita e studiove islame kur të kesh kohë.
5- Pasioni për t’i kryer farzet, qofshin ato namaze të obliguara apo kompensimi i asaj, që na ka kaluar nga ramazani pa e agjëruar, sepse në farze ka dobi të madhe.
6- Pasioni për namaze vullnetare (nafile) edhe nëse janë pak sepse ”Veprat më të mira tek Allahu janë ato që janë në rrjedhe e sipër edhe nëse janë pak” siç thotë Muhammedi, alejhi selam
7- Të filluarit me nxënien e Kur’anit përmendesh, vazhdimin në leximin e tij dhe ta lexosh atë që ke nxënë përmendesh gjate namazeve, farze apo nafile qofshin ato.
8- Shpeshtimi i përkujtimit të Allahut xh.sh., kërkimit falje (istigfarit) sepse nëse kjo është vepër e vogël, dobia e saj është e madhe, shton imanin dhe forcon zemrën.
9- Largimi nga mjetet, të cilat ta prishin zemrën, qofshin ato shokë të këqij, televizion, satelit, dëgjim i këngëve, mjeteve muzikore si dhe shikimi në revistat pornografike, dhe se fundi
10- Vëlla i nderuar! Të porosis të shpejtosh në tevbe... Në tevbe të sinqerte, në të cilën nuk ka kthim mbrapa inshaAllah, dhe se Allahu xh.sh. gëzohet me një gëzim të madh kur të pendohet robi.
Vëlla i nderuar! Të porosis të mos jesh prej atyre njerëzve që Allahun xh.sh. e njohin vetëm në ramazan. Selefi (të paret tanë) për të tillët thoshin: Njerëz të këqij! Nuk e njohin Allahun përveçse në ramazan.
Këtu ndahemi vëlla i nderuar për t’u takuar në Ramazanin e ardhshëm (inshaAllah) duke të dëshiruar ty shëndet, lumturi dhe paluhatshmëri në fenë e Allahut xh.sh.!
Këto këshilla janë të mira dhe të dobishme për atë që i lexon dhe punon sipas tyre!
Porosisim çdo lexues që t’i zbatoje dhe t’i përhapë ato me shprese se do të përfitojë dhe ndieje kënaqësi ne namazin e tij
Esh Shejh Abdullah Abdurrahman El Xhibrini - anëtar i këshillit për fetva
Përshtati në shqip: Sedat Gani islami