Historiani amerikan, Scott, në librin e tij “Ristoria e qytetërimeve afrikane” thotë: “Në fillim të ngritjes së civilizimit në Evropë, 99% e evropianëve ishin analfabet. Ndërsa, në anën tjetër, në botën islame, vetëm në Andalus ishin 17 universitete, në atë Kohë kur Evropa nuk e ka ditur se çfarë kuptimi ka fjala universitet.”
Thirrja jonë e vazhdueshme për realizimin e porosisë së parë hyjnore të Kuranit Fisnik “lexo”, shpeshherë has në misionarë, të cilët Islamin mundohen ta paraqesin si një shkaktar të prapambeturisë dhe si një pengesë të përparimit të shoqërisë. Këta misionarë bëjnë thirrje të vazhdueshme që të braktiset besimi ynë dhe që të drejtohemi drejt kulturës dhe civilizimit perëndimor, evropian, me pretekstin se vetëm atëherë kur Perëndimi braktisi të gjitha fetë, arriti civilizimin e tyre. Por, e vërteta është tërësisht e kundërt. Islami, jo që është pengesë e zhvillimit dhe civilizimit, por themi me bindje të plotë se, civilizimi evropian është rezultat i civilizimit islam, është rezultat i thirrjes kuranore të shpallur në shpellën Hira: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi...”
Civilizimi evropian është lindur nga ani i civilizimit islam. Kësisoj, është e pamundur të imagjinohet ngritja dhe ekzistenca e civilizimit evropian pa Islamin. Mirëpo, ky fakt pranohet vetëm nga një grup i vogël studiuesish dhe historianësh perëndimorë, të cilët nuk hezitojnë ta shprehin këtë të vërtetë edhe në shkrimet dhe studimet e tyre. Orientalistja gjermane, Zigrid Honke, e mahnitur me civilizimin islam, në librin e saj me titull “Dielli arab shndrit mbi Perëndimin”, libër ky i përkthyer në disa gjuhë, mes tjerash thotë: “Te ne në Gjermani, njerëzit dinë shumë pak rreth mundit tuaj civilizues, si dhe rreth rolit tuaj në ekzistencën e civilizimit perëndimor. Ajo ndër të tjera shton: “Ka ardhur koha që të bisedohet për një popull që pati ndikim tejet të madh në rrjedhat e ngjarjeve botërore, të cilit Evropa dhe mbarë njerëzimi i kanë borxh për shumëçka”. Orientalistja Honke pranon gjithashtu edhe fshehjen e fakteve rreth rëndësisë dhe mundit civilizues të myslimanëve nga ana e shumicës së shkencëtarëve evropian, ku thotë: “Kush lexon 100 libra të historisë, në 98 prej tyre nuk gjen një emër të atij populli (myslimanë).
Një nga orientalistët francez, në librin e tij “Mrekullia arabe” thotë: “Historia franceze, e cila u paraqitet francezëve, që nga shkolla fillore e deri në universitet, paraqitet me një selektivizëm flagrant, ku e kalon pa përmendur thuajse asgjë për Islamin, myslimanët dhe për duart e tyre të bardha.” Historiani amerikan, Mark Graham, në librin e tij “Si e krijoi Islami botën bashkëkohore” thotë: “Aq shumë u morëm atyre (myslimanëve), saqë ne filluam të mohojmë se morëm nga ata ndonjë gjë.” Ai, gjithashtu thotë: “Evropa për pesëqind vjet ishte nxënëse e civilizimit islam.”
Mjafton të theksojmë se, biblioteka në Vatikan ende përmban mijëra dorëshkrime islame në raftet e saj, mijëra libra që ishin vjedhur dhe riformuluar.
Historiani amerikan, Scott, në librin e tij “Historia e qytetërimeve afrikane” thotë: “Në fillim të ngritjes së civilizimit në Evropë, 9990 e evropianëve ishin analfabet. Ndërsa, në anën tjetër, në botën islame, vetëm në Andalus ishin 17 universitete, në atë kohë kur Evropa nuk e ka ditur se çfarë kuptimi ka fjala universitet.”
Vetëm Universiteti Islam i Kurtubës në Andalus, kishte njëmbëdhjetë mijë studentë, të cilët studionin në shkenca të ndryshme, dhe ishte e çuditshme që, katër mijë prej tyre ishin evropianë, të cilët më pas ndikuan në arsimimin dhe zhdukjen e analfabetizmit të lartpërmendur në Evropë. Kjo është e vërteta e fshehur, kjo është Evropa e cila ka lindur nga ani i universiteteve islame.
Mark Graham thotë: “Në Bagdad, në kohën e abasitëve, kishte më shumë libra që botoheshin dhe kopjoheshin çdo vit, sesa që sot botohen dhe shtypen në Nju Jork. Në bibliotekën më të madhe në Egjipt, në kohën e fatimive ishin dy milionë libra, ndërsa në të njëjtën kohë, në Universitetin e Mjekësisë në Paris, gjendeshin vetëm nëntë libra. Në kohën e Harun err Rrashidit, vetëm në njërën nga lagjet e Bagdadit, kishte njëqind biblioteka për shitjen e librave dhe fletave me ngjyra të ndryshme. Vetëm biblioteka “Nakim” kishte më shumë se një mijë libra dhe të gjitha të shkruara në letër.”
Në vitin 960, në kohën e Ibën Abdurrahmanit, në Andalus ishte hapur libraria me libra nga letra, të cilat Evropa i njohu vetëm pas tre shekujve. Universiteti i Napolit në Itali, i ndërtuar në vitin 1224 nga Federico II, ishte pothuajse universitet islamik, në të cilin programet mësimore ishin të vendosura nga profesorët myslimanë, të shkencave të ndryshme, prej të cilëve Federico II kishte kërkuar ndihmë në themelimin e këtij universiteti.
Gjithashtu, Universiteti i parë mjekësor në Salerno të Italisë, ishte universitet islam, në të cilin librat dhe programet ishin islame. Libri i Imam Raziut “Al Havi”, ishte përkthyer në latinisht, në vitin 1279, me emrin “Liber Continens”, e që ishte bazë në fakultetet e mjekësisë në Evropë dhe leximi i tij ishte i obliguar përgjatë pesëqind vjetëve rresht. Nikola Koperniku, i cili i takon Rilindjes Evropiane, konsiderohet si 'themelues” i astronomisë moderne dhe si i “pari” që formuloi teorinë heliocentrike. Ai ishte i ndikuar nga dijetari islam Nasir al Din al Tusi, ndërtues i observatorit dhe Qendrës Shkencore për Vëzhgime Astronomike në Azerbajxhanin e sotshëm.
Tusi në teorinë e tij “Muzdevixhe et Tusi” kundërshtoi teorinë gjeocentrike të Nikola Kopernikut, 150 vjet më parë se ai. Kjo teori e sheh tokën si qendër të universit dhe se dielli, yjet dhe planetët lëvizin rreth saj. Është i çuditshëm fakti se, kur është zbuluar dorëshkrimi “Muzdevixhet et Tusi” dhe kur është krahasuar me Nikola Kopernikun, janë gjetur ngjashmëri absolute, saqë edhe të dhënat dhe simbolet gjeometrike ishin të njëjta.
Pra kemi të bëjmë me një vjedhje të qartë nga “themeluesi” i astronomisë moderne, i cili sot konsiderohet si ikonë e revolucionit shkencor.
Papa francez, Silvesteri II (Gerber), pasi që mësoi gjuhën arabe dhe zotëroi shkencat nga dijetarët islamë në Kurtuba, u bë studiuesi më i njohur evropian i kohës së tij, e më pas u bë edhe bartës i njohurive të aritmetikës, matematikës dhe astronomisë. Ai kishte bartur edhe astrolabin, një instrument çudibërës, një yll metali që matë dimensionet e hënës, diellit dhe yjeve dhe që përcaktonte vendet globale me një saktësi të mahnitshme. Ky instrument arriti në Evropë njëqind vjet më vonë përmes Silvesterit II. Ai barti edhe fikhun — jurisprudencën e Imam Malikut. Por, ai nuk u tha atyre se kjo ishte jurisprudenca e një dijetari isam me emrin Malik ibën Enes, por u tha se ky ishte Ligji i Ri Romak, që më vonë u paraqit si Ligji i Napoleonit. Argumentet që vërtetojnë ndikimin e civilizimit islam në civilizimin evropian janë të shumta. Ani pse, këto fakte dhe këto argumente mbeten ende të fshehura dhe të pa thëna nga evropianët mosmirënjohës. Megjithatë, këto fakte dhe këto argumente, tregojnë se kush ishim dhe kush ishin ata. Këta ishin disa nga myslimanët që vendosën themelet e civilizimit evropian. Ky ishte ndikimi i Islamit, që sot bota mundohet ta paraqes si shkaktar të prapembeturisë dhe si pengesë të civilizimit.
Mr. Isa Lushaku
Dituria Islame 359