E drejta e gruas myslimane përballë ideologjisë së të drejtave të njeriut dhe feminizmit stereotipizues (2)

Kur jemi tek e drejta e femrës për të manifestuar lirshëm bindjet e veta nëpërmes veshjeve të saj, domosdoshmërisht iu referohemi disa të drejtave universale, rreth të cilave kanë pajtim shumica e protagonistëve të këtyre fushave.

E drejta dhe liria individuale

Konventa për Eliminimin e të Gjitha For- mave të Diskriminimit ndaj Grave, mbulon aktet publike dhe private.1 Neni 2 (e) i tij, trajton në mënyrë specifike detyrimin e shteteve për të trajtuar diskriminimin ndaj grave të kryera nga çdo person, organizatë ose ndërmarrje, dhe neni 2 (f ), i tij ka të bëjë me modifikimin dhe heqjen jo vetëm të ligjeve dhe rregulloreve diskriminuese, por edhe të zakoneve dhe praktikave të tilla.
Neni 5 (a) i tij, u kërkon shteteve “të modifi- kojnë modelet sociale dhe kulturore të sjelljes së burrave dhe grave, me synimin për të arritur eliminimin e paragjykimeve dhe zako- neve dhe të gjitha praktikave të tjera që bazohen në idenë e inferioritetit ose superio- ritetit të secilit prej gjinive ose në role të stereotipizuara për burrat dhe gratë”.

Feminizmi si ideologji që dikton qëndrime publike, stereotipe dhe politika

Islamofobia është shumë më tepër se thjesht një frikë nga urrejtja ndaj myslimanëve. Siç e shpjegon Julian Hammer, ajo është një konstrukt ideologjik i prodhuar dhe riprodhuar në kryqëzimin e ideologjisë imperialiste, përshtatshmërisë politike dhe shfrytëzimit të nacionalistëve, pasigurive racore dhe fetare.
Ndërkohë për gruan myslimane, një masë e konsiderueshme e diskursit revokon jo vetëm diskutimin mbi religjionin dhe filozofinë e tij, por edhe çështjet gjinore, dhe shpeshherë në paralelizim me identitetin fetar islam, diskutimi vërsulet mbi shfaqjen e saj fizike islame në hapësirën publike, mbulesën.2
Aktivistet dhe gratë me zë të rrymave feministe të të gjitha llojeve të feminizmit, e portretizojnë gruan myslimane si një viktimë të burrit, si një grua pa botë personale, pa pavarësi, dhe të humbur në patriarkalizmin dhe fanatizmin e meshkujve të shtëpisë.
Investimi në imazhin e heronjve mediatik dhe publik, të cilët janë të fokusuar në shpëtimin e grave myslimane, është një kauzë imperialiste, e cila i portretizon gratë mysli- mane të mbuluara si viktima pasive të burrave dhe fesë dhe nga ana tjetër, ajo i portretizon gratë e bardha si çlirimtare të grave myslimane të viktimizuara.3 Çfarë ka ndodhur? Opinio- nistë dhe figura publike e politike të cilët e kanë bërë gruan myslimane në “një entitet absolut në formën e një imazhi, heshtja e të cilit bëhet shkak për të folurin tonë.” - Rey Chou.
Në këtë formë mbajnë gjallë të njëjtat histori të vjetra, të cilat sillen dhe ri sillen si ushqim për të prodhuar në mediume publike përfaqësimin e një Islami ekstremist e të dhunshëm, prezenca e të cilit nuk pajtohet me vlerat e perëndimit, e madje është edhe inferior ndaj tij. Në këtë mënyrë, me vetëdije përjetësohen, e madje investohen stereotipat negative për myslimanët dhe fenë e tyre.
A thua vallë aktivistët e të drejtave të njeriut janë të paaftë të kapërcejnë vetveten dhe të mos qëndrojnë indiferentë ndaj këtij fenomeni?
Atyre ua kujtojmë fjalën e Elie Wiesel, një e mbijetuar e Holokaustit, e cila duke folur për rreziqet e indiferencës, iu drejtua presidentit Klinton, më 1999: “Indiferenca nuk shkakton asnjë përgjigje. Indiferenca nuk është një përgjigje. Indiferenca nuk është një fillim, është një fund. Prandaj, indiferenca është gjithmonë miku i armikut, sepse i sjell dobi agresorit, e asnjëherë viktimës së tij, dhimbja e së cilës zmadhohet kur ndihet i harruar. I burgosuri politik në qelinë e tij, fëmijët e uritur, refugjatët e pastrehë - të mos i përgjigjesh hallit të tyre, të mos ua lehtësosh vetminë duke u ofruar atyre një shkëndijë shprese - është t’i dëbosh nga kujtesa njerëzore. Duke mohuar humanitetin e tyre, ne tradhtojmë tonën.”
Sërish në kujtesë të kolegëve të të dretjave të njeriut na vjen Eleanor Roosevelt, nëna e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila në fjalimin e saj të famshëm “Lufta për të drejtat e njeriut” të vitit 1948, u shpreh: “Nuk duhet të ngatërrohemi me konceptin se çfarë është liria. Të drejtat themelore të njeriut janë të thjeshta dhe lehtësisht të kuptueshme: liria e fjalës dhe shtypi i lirë; liria e fesë dhe e adhurimit; liria e tubimit dhe e drejta e peticionit; e drejta e burrave për të qenë të sigurt në shtëpitë e tyre dhe të lirë nga kontrolli dhe sekuestrimi i paarsyeshëm dhe nga arrestimi dhe dënimi arbitrar.”
E megjithatë, në këtë deklaratë të të drejtave, të bazuar mbi besimin e tre feve abrahamike, duket se hartuesve ju ka shpëtuar krejt rastësisht përmendja e dy primareve, në të, krejt rastësisht ndjejmë dy përjashtime të mëdha: Nuk përmendet as Zoti dhe as natyra.
Për sa i përket të parës, universaliteti i DUDNJ-së kërkon identifikim të bazuar në besim me parimet dhe vlerat e tij nga këndvështrimi i grupeve pluraliste fetare, duke përfshirë ato që e shohin burimin e arsyes dhe të ndërgjegjes jo te Zoti, por te vetë njerëzimi. Ndaj, baballarët themelues të DUDNJ-së (me nënën themeluese Eleanor Roosevelt në ballë), u përmbajtën nga çdo themelim më i thellë i atij besimi në dinjitetin dhe vlerën e personit njerëzor, të cilin preambula e ripohon. Mungesa e dytë ka të bëjë me kohën. Lufta e Dytë Botërore kishte treguar shkallën në të cilën qeniet njerëzore mund të cenonin dinjitetin njerëzor.

Të drejta e njeriut si një ideologji

Modeli i ideologjisë së të drejtave të njeriut që mund të gjurmohet përmes një procesi të institucionalizimit të ideologjisë së të drejtave të njeriut - i përjetësuar, i promovuar, i mbështetur dhe i përhapur përmes fuqisë organizative dhe doktrinës shtrënguese dhe kumulative - mund të na ndihmojë të hedhim dritë të re nëse ideologjia e të drejtave të njeriut është e aftë të prodhojë solidaritet në nivel mikro deri në masën e mobilizimit të aktorëve socialë në veprime të bazuara në të drejtat e njeriut.
Së fundi, duhet të hedhim dritë në të kuptuarit e të drejtave të njeriut përmes ideologjisë, e cila mund të sjellë disa njohuri novatore dhe të frytshme, veçanërisht në fushat që janë të nën-hulumtuara për shkak të fokusit aktual mbi të drejtat dhe gabimet në vend të fuqisë së të drejtave të njeriut si ideologji.


____________________
1 https://hrrp.eu/alb/docs/CEDAw-a.pdf
2 https://religionnews.com/2021/09/29/muslim-ëomen-more-likely-than- men-to-experience-islamophobia-survey-finds/
3 https://www.scienceopen.com/hosteddocument?doi=10.13169/islastudj. 3.1.0078Saving muslim women



Edlira Durmishaj


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme