Kaptina El-Maide është kaptinë medinase. Disa dijetarë mendojnë se nga kjo kaptinë kanë zbritur edhe disa ajete nga periudha mekase. Ka zbritur pas kaptinës El-Fet’h, kurse në radhitjen e kaptinave në Mus’haf radhitet pas asaj En-Nisa’ë. Ka gjithsej 120 ajete.

Numra që kanë kuptim

Asnjë nga kaptinat kuranore nuk kanë filluar me thirrorin “O ju që besuat...” me përjashtim të kaptinës El-Maide. Kjo është e vetmja sure që fillon me thirrjen drejtuar besimtarëve. Kjo thirrje është përsëritur në këtë kaptinë 16 herë, kurse në tërësi kjo në Kuran është përsëritur 88 herë. Abdullah ibn Mes’udi thotë: “Kur të dëgjosh ‘O ju që keni besuar’ dëgjoje me vëmendje, sepse ajo urdhër on për atë që është e mirë apo ndalon nga e keqja .” Kuptimi i kësaj thirroreje është “O ju që besuat Allahun me bindje të plotë, dhe jeni të kënaqur me Allahun për Zot, dëgjoni dhe nënshtrohuni !”

Synimi i saj është vetë thirrja e saj

Kjo kaptinë fisnike fillon me fjalët e të Lartmadhërishmit “O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet)....”, që nënkupton: o ju besimtarë, të jeni besni kë në marrëveshjet mes jush dhe Allahut për mëkëmbësinë në tokë, në marrëve shjen tuaj se Islami është program që përcillet, dhe në marrëveshjen tuaj se a do jeni të drejtë dhe të mëshirshëm me njerëzit. O ju besimtarë, bëhuni të fortë, vazhdoni në nënshtrimin ndaj Allahut xh.sh. dhe mos u ndalni në të, ripërtëri jeni pendimin tuaj. Kini kujdes nga ha rami dhe të gjitha llojet e tij. Ky është synimi i kaptinës!. Zbatoni premtimet! Tanimë, a e dëgjuat thirrjen!?

Pse është përmbyllur me të…?

Në këtë kaptinë ka urdhra dhe ndale sa, të cilat kërkojnë besueshmëri, kurse së bashku me ajete dhe thirrje, kalohet prej një urdhri në ndalesë, mu për këtë synim “...zbatoni premtimet...” Për këtë kaptinë, Aishja r.a. ka thënë: “Vërtet kjo është nga të fundit që janë shpallur, çka gjeni në të nga hallalli, bëjeni hallall, dhe çka gjeni në të nga harami, bëjeni haram.” Për këtë arsye e hasim urdhrin për zbatim të marrëvesh jeve, për atë që Allahu xh.sh. ka shpallur për robtë e Vet.

Allahu i madhërishëm thotë: “...Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe...” O ju myslimanë, zbatoni premtimet tuaja ndaj fesë suaj, me të cilën Allahu është i kënaqur. Në një thënie profetike thuhet: “Mësojuni bur rave nga radhët tuaja kaptinën El-Maide, kurse grave tuaja u mësoni kaptinën en Nur.”
Për ç’arsye burrat të mësojnë kapt inën El-Maide? Kjo - që të mësojnë besueshmërinë.

Të ka paraprirë me dhënie

Allahu xh.sh. thotë: “O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t’i hani) kaf shët shtëpiake...”
A thua çfarë lidhshmërie ka në mes zbatimit të marrëveshjeve me atë që Allahu xh.sh. na lejoi nga kafshët shtëpiake për therje dhe ushqim?! Me qëllim që myslimanin ta vërë në dijeni se dhënia e Allahut xh.sh. i ka paraprirë ndalesës së Tij. Nuk është parim në mar rëveshje që të ndalojë këtë apo atë, por marrëveshja fillon me dhënie të shumtë nga hallalli, dhe kështu lehtësohet edhe zbatimi i marrëveshjeve!

Thirroret e kaptinës El-Maide

Feja jote është mishi dhe gjaku yt Në ajetin e tretë “Juve ju janë ndalu ar (t’i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All llahut... “, para ndalesës ka përmendur të lejuarën, për arsye se, në thirrjen për të, Allahu xh.sh. është bazë që t’u jepet nje rëzve në mënyrë që të mos ndihen sikur po humbin, apo të bien në pesimizëm. Nuk duhet përqendruar me ata në të nda luarat, duke iu fshehur atyre atë që Allahu xh.sh. u ka lejuar. Më pastaj, Allahu xh.sh. në ajetet vijuese, thekson çështjen esenciale për jetë, duke thënë: “O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut…”. Kini kujdes e mos ndry shoni ligjin e Allahut xh.sh.. O ju të rinj, mos e lini namazin, dhe ju të reja, mos injoroni mbulesën. Mjerë për ju nëse nëpërkëmbni ritualet fetare “... Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën), as kurban in (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos i pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyrë (për vizitë) shtëpinë e shenjtë (Qabenë). E kur të hiqni ihramin, atëherë bëni gjah. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes jush me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi…”

E lejuar me kushte

Zoti i Madhëruar ka përmendur ush qimet e lejuara dhe të mira, e po ashtu edhe gratë e ndershme e të lejuara, duke thënë: “ Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therurat) e ithta rëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndersh me nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush….” Islami nuk të ndalon gruan tjetër, por me kusht që ajo të jetë e nder shme. Kështu mësohet se të mirat nga ushqimet dhe të mirat nga gratë, janë të lejuara.

Lartësia shpirtërore

Për çudi, ajetet na transferojnë pastaj në dispozitat e pastrimit, guslit e të ab desit “O ju që besuat! Kur doni të ngri heni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy nyjat-zogjtë...” A thua pse kanë ardhur këto dispozita, pas dispozitave të ushqimit dhe martesës?!
Sepse ajo që paraprin, ishte nga këna qësitë e kësaj bote, kurse këto dispozita janë fillim i pastrimit të shpirtit, në më nyrë që pastërtia ta përfshijë myslimanin në të gjitha anët (aspektet).

A e ke harruar atë…?!

Dëgjoje këtë thirrje “ O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një pop ulli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devot shmërisë. Kini dro All-llahun, se All llahu di hollësisht për atë që veproni...” Ky ajet na kujton drejtësinë, rreth së cilës kaptina En-Nisa’ë ishte përqendru ar, kurse këtu është ritheksuar, sepse ka të bëjë me premtimet (marrëveshjet ) dhe, veçanërisht, me njerëzit e dobët. Pastaj, Allahu xh.sh. ka premtuar për se cilin që e praktikon atë: “Atyre që be suan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh“
Allahu xh.sh. ka zbatuar premtimin e Tij me ata duke u kujtuar atyre: “O ju që besuat! Kujtoni të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një popull tentoi të zgjaste duart e veta (për mbytje) kundër jush, kurse Ai i zmbrapsi duart e tyre prej jush. Respektoni All-llahun (duke zbat uar urdhrat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.” A thua sa i praktikojmë dhe i zbato jmë ne premtimet tona ndaj Tij!!!

Nga Xheneti në mallkim...!!

Më pastaj ajetet na paraqesin shem buj për ata që nuk zbatuan marrëveshjen me Allahun xh.sh. “Në të vërtetë All llahu pati marrë zotimin e beni-israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dy mbëdhjetë prijës. All-llahu tha: “Unë është arsyeja që kjo ngjarje të jetë për mendur këtu? Arsyeja është paraqitja e dy shembujve të kundërt: njëri thyerja e premtimit, sepse ishin frikacakë e ata ishin benu-israilët, e tjetri ishte i vrull shëm, e ai ishte Kabili, i biri i Ademit a.s.. jam (mbrojtës) me ju!” Në qoftë se falni namazin, jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të All-llahut hua të mirë, Ai patjetër do t’jua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t’ju shtjerë në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërsh ton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.“
Duke e marrë premtimin nga ata, Ai njëkohësisht i ka kërcënuar ata nëse e thyejnë atë zotim. Megjithatë, ata dësh tuan ta mbanin këtë zotim, e thyen atë, dhe kështu u privuan nga shpërblimi i Xhenetit, duke merituar kësisoj humb jen, mohimin dhe mallkimin “Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mall kuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura)...” A nuk frikësohe mi edhe ne për veten tonë nga dënimet e tilla..?!

Meqenëse u bënë koprracë, u privuan...!!!

Ajetet na rrëfejnë tregimin e Musait a.s. me beni-israilët, kur ai u kishte thë në: “O popull imi, hyni në tokën e shen jtë, të cilën jua premtoi All-llahu..” ata ia kthyen: “Ata (populli i Musait) thanë: “O Musa, aty është një popull i fuqish ëm (dhunues), prandaj ne nuk do të hy jmë aty kurrë, derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë); nëse dalin ata nga ajo, atëherë ne do të hy jmë”. “Ata kështu refuzuan urdhrin, pra ndaj pasoi dënimi hyjnor, dhe Allahu i Madhërishëm tha: “(All-llahu) Tha: “Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të enden nëpër tokë (të hutuar)”, që në një mënyrë do të thotë se Allahu xh.sh. hap shtigjet vetëm për ata që E respektojnë Atë, i kryejnë obligimet ndaj Tij, dhe ua lehtëson çdo gjë atyre, kurse ua mbyll shtigjet atyre që bëjnë mëkate duke ua vështirësuar jetën. Atëherë mos ia vështirësoni vetes suaj hapësirat e adhurimeve me mëkate dhe humbje, mos e privoni veten nga të mirat e Allahut xh.sh. me të këqijat tu aja.

Që të dyja janë të nënçmuara

Ajetet vijojnë aty ku përmenden laj met e bijve të Ademit a.s.: “Lexoju (Mu hammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ade mit, kur të dy flijuan kurbane, nga të ci lët njërit iu pranua...“ Zemra e njërit vëlla u mbush me zili e smirë dhe mbyti tjetrin në momente të vrullshme. Çfarë

I trajtojmë ata sipas fesë sonë

Ajetet i kushtojnë vëmendje të veçan të çështjes së përkatësisë fetare dhe rua jtjes së identitetit të tyre: “O ju që besu at! Mos zini miq as jehuditë, e as të kri shterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush miqësohet me ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rru gë të drejtë popullin zullumqar”. Ky nuk është ofendim, po ruajtje e përkatësisë ndaj Islamit. Këtu ka dallim në mes tol erancës me ata dhe asaj që është asimil im e humbje e identitetit. Allahu xh.sh. u ka lejuar besimtarëve të martohen me femrat e tyre, kjo është tolerancë e qartë, kurse është refuzuar asimilimi që humb shenjat e Islamit. Për rëndësinë që ka kjo çështje, ajetet e kanë përmbledhur këtë në një gjysmë xhu’zi* nga Kurani.

Tri gjëra shkatërruese

Më pastaj pasojnë ajetet që tërheqin vërejtjen nga pasimi verbal dhe ndjekja e jomyslimanëve. Tri ajete përsërisin kërcënimin e rreptë ndaj pasuesit që anashkalon (humb) Sheriatin islam për shkak të ndjekjes së gjurmëve të të tje rëve, të cilët kanë humbur dhe devijuar: “E kush nuk gjykon me atë që zbriti All llahu, ata janë mohues. “ “E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë)”; “E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu zbriti, të tillët janë mëkatarë, të dalë jashtë rrugës së Zotit.”
Atëherë, kini kujdes të zbatoni prem timet tuaja, sepse përkatësia juaj, e para, është në fenë tuaj.

A e ndërron këtë...?!

Allahu i Madhërishëm thotë: “O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes)“. Çfarë është shpërblimi i tij! A është zjarri? A është dënim i rreptë? Ai thotë : “...s’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata E duan Atë (Zotin)...” Këtu del në pah kërcënimi me priv imin nga dashuria e Tij!! A thua mysli mani e thyen premtimin e tij dhe privohet nga kjo begati ! Dashuria e Allahut xh.sh......!

Mos u ul me shejtanin...

Pas kësaj, ajetet kalojnë në ndalesën e pijeve dehëse, ashtu siç filluan me nda lesat e ushqimit: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe he dhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar.”
Ky ajet i tërheq vëmendjen myslima nit për të mirat e kësaj bote, që të zbato jë zotimin ndaj Allahut xh.sh., duke mos iu afruar alkoolit, dhe të mos luajë bixhoz.

Mbylle këtë derë!

Në këtë kaptinë janë dy rregulla që ka përmendur Allahu xh.sh. pas zbatimit të premtimeve. E para: “O ju që besuat, mos pyetni për sende që nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve.... “ është që myslimani të mos pyesë për gjërat ndaj të cilave ka heshtur Kurani, gjëra nga të cilat nuk ka fare dobi dhe kuptojeni se ato vërtet nuk të sjellin do bi, përndryshe Allahu xh.sh. do t’i kishte përmendur. Pyetjet e shumta për sqarime të hollësishme për çdo gjë, ia hap mysli manit derën e shqetësimeve, konfuzion it, humbjes së kohës dhe punës...!

Bëhu besnik kur të tradhtojnë

Rregulla e dytë në këtë kaptinë është Fjala e Allahut xh.sh.: “O ju që besuat, ruani veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton ju kur jeni në rrugë të drej të….“
Në kohën e Ebu Bekrit, disa njerëz këtij ajeti nuk i dhanë kuptimin e vet të drejtë. Ata mendonin se kuptimi është domosdoshmëria e të kushtuarit rëndësi për udhëzimin e vetes dhe të moskushtu arit rëndësi udhëzimit të të tjerëve, që nënkuptonte mosmbështetjen tek Allahu xh.sh.. Atëherë, Ebu Bekri doli para nje rëzve dhe ua sqaroi kuptimin e drejtë të ajetit, që nënkupton zbatimin e premti meve të tyre edhe atëherë kur njerëzit e tjerë nuk u përmbahen, dhe të përmba hen ndaj premtimeve të Allahut, edhe nëse të tjerët nuk janë të kujdesshëm ndaj tyre dhe i humbin. Rreth kësaj i Dërguari a.s. ka thënë: “Askush nga ju të mos jetë i luhatshëm. Unë jam me njerë zit, nëse ata bëjnë mirë, bëju mirë, e në se ata bëjnë keq, atëherë largohu e mos u bëj keq atyre.” Transmeton Tirmidhiu.

Pesë çështjet e rëndësishme

Është e këndshme të ceket se kaptina El-Maide është e vetmja që përmbledh qëllimet kryesore të Sheriatit islam: rua jtjen e fesë, jetën e njeriut, mendjen, nderin dhe pasurinë, - gjëra këto që janë më të shtrenjtat në jetën e njeriut.
Këtu del në pah se, kaptina na mëson që Sheriati është më i miri për gjithë njerëzit, dhe çdo e mirë e arritshme për myslimanin, mund të gjendet në Sheri atin islam.

Llogaria

Në fund të kaptinës Allahu i Madhë rishëm na kujton ditën e llogaridhënies, në të cilën Ai i tubon të gjithë njerëzit, i merr në llogari të gjithë ata që kanë hu mbur, dhe shpërblen ata që kanë ruajtur dhe kanë qenë stabil në të vërtetën duke zbatuar premtimet “(Kujtoni, o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë: “Çfarë përgjigje (popujt) u dha në juve?” Ata (pejgamberët) thonë: “Ne nuk dimë, vërtet Ti je Që i di të gjitha të fshehtat!”;– “ Kjo është dita që të drej tëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë xhennete në të cilat rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në to. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh.”

Dy të mira në mes të

Na mbetet të sqarojmë shkakun e emërtimit të kaptinës me këtë emër El Maide (Sofra), edhe pse në këtë kaptinë janë përmendur shumë tregime të tjera. Çfarë janë lidhjet e “El-Maide”-s me te matikën e kaptinës? Allahu xh.sh. thotë: “Dhe (kujto) kur Havarijjunët thanë: “O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një sofër nga qielli?” (Isai) tha: “Kini frikë All-llahun, nëse jeni besim tarë!” (Ata) Thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën, e të bëhemi dëshmues të saj!”
Ata ia kërkuan sofrën dhe ia kushtë zuan vetes së tyre dëshminë me iman, nëse ajo u zbret atyre. “Isai, bir i Merje mes, tha: “O All-llah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, që të jetë festë (gë zim) për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë!” All-llahu tha: “Unë atë jua zbres...”
Ne do t’i përgjigjemi kërkesës suaj me kusht që të zbatoni premtimin tuaj, përndryshe “.... e kush prej jush mohon pastaj, Unë atë do ta dënoj me një dënim me të cilin nuk kam dënuar asnjë nga njerëzit”.
Nëse Zoti i Madhërishëm ua ka zbrit ur atyre sofrën dhe ua ka kushtëzuar zbatimin e premtimit, sepse në të kund ërtën ata i pret dënimi i dhimbshëm, atë herë, Ai na ka dhënë Islamin, që është begatia më e madhe: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, dhe zgjodha për ju Islamin fe. “
Sofra që u zbriti atyre, na kujton ku shtin e zbatimit të premtimit tonë dhënë Allahut xh.sh. dhe ndaj Islamit...



Amr Halid
Përktheu dhe përshtati
Mr.sc. Jakup Çunaku
Dituria Islame 214