Pesë mënyra islame për trajtimin e ankthit dhe depresionit

 



Si trajtohet ankthi dhe depresionin në Islam?


Falënderimi i takon Allahut, paqja e bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij fisnikë.
Libri i Zotit, Kur’ani, dhe tradita e të Dërguarit, Suneti, na mësojnë metoda të dobishme për të përballuar ankthin dhe depresionin. Më poshtë janë pesë praktika të bazuara në mësimet islame:


1. Kërkimi i strehimit te Allahu, i Lartësuar
Kushdo që në një sprovë i drejtohet Allahut sinqerisht dhe me gjithë zemër, Ai do t’i japë një rrugëdalje. Një shembull frymëzues është Jakubi, alejhi selam, kur iu drejtua Allahut me sinqeritet pasi u sprovua me humbjen e birit të tij të dashur, Jusufit, alejhi selam. Allahu ia ktheu atë në mënyrën më të mirë. Jakubi u tha bijve të tij:"Unë i paraqes Allahut dhembjen dhe hidhërimin tim, dhe di nga Allahu atë që ju nuk e dini." (Jusuf, 86).


2. Falja e namazit të obliguar dhe atij vullnetar
Namazi, qoftë i obliguar apo vullnetar, është një strehë shpirtërore. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) e quajti namazin "gëzim dhe qetësim të shpirtit." Ai tha: "Nga kënaqësitë e kësaj bote, më janë bërë të dashura aroma e këndshme dhe gratë, por lumturinë e vërtetë e ndjej në namaz." (Ahmed, Nesai nga Enesi, radijallahu anhu)


3. Përmendja e Allahut (Dhikri)
Zemrat qetësohen kur përmendet Allahu. 
Allahu në Kur’an thotë: " Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen." (Er-Ra’d, 28).
Këtu duhet përmendur “Dhikirin e Junusit”: që rekomandohet në momente sprove, pikëllimi dhe shqetësimi:
"La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin."
Që do të thotë:
"Nuk ka Zot tjetër përveç Teje. I Lavdëruar je Ti! Unë kam gabuar."


4. Leximi dhe meditimi mbi Kur’anin
Kur’ani është burim i qetësisë shpirtërore dhe shërim për ankthin dhe depresionin. Leximi i tij me përkushtim dhe sinqeritet duhet të ketë efekte pozitive në shpirtin e njeriut, të sjell qetësi dhe të ndihmoj në largimin e shqetësimeve. 
Allahu thotë:
"Ne shpallim në Kur’an atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët." (El-Isra, 82).


5. Lutja e sinqertë dhe e vazhdueshme
Këmbëngulja dhe vazhdimësia në lutje ka për qëllim afrimin e personit, i cili përballet me ankth dhe shqetësime shpirtërore, sa më pranë Allahut të Lartësuar, duke kërkuar ndihmën dhe mëshirën e Tij
Lutja është një nga mënyrat më të fuqishme për t’u afruar me Allahun. Ajo jo vetëm që sjell qetësi shpirtërore, por edhe ndihmën hyjnore në kapërcimin e vështirësive. Ai ka hapur derën e lutjes pikërisht për ta pranuar dhe për t’iu përgjigjur asaj. 
Allahu, i Lartësuar, thotë:
"Lutmuni, që t’ju përgjigjem!"
Këmbëngulja në lutje është një shenjë e besimit të fortë dhe përkushtimit ndaj Allahut.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme