Dobitë mjekësore të vajit të farës së zezë 

 


“Në farën e zezë ka shërim për çdo sëmundje, përveç vdekjes” – është hadithi i Pejgamberit a.s., me të cilin po e nis këtë artikull, shtysë për shkrimin e dobive të shumta që mund të sjell kjo bimë. Fara e zezë është emri i zakonshëm për farat e bimës Nigella sativa, e cila rritet në Evropën Jugore, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugperëndimore. Njihet gjithashtu si nigella, lule kopër dhe koriandër romak. 
Nga këto fara nxirret vaji i farës së zezë. Si vaji, ashtu edhe farat, të cilat mund të konsumohen të papërpunuara ose të pjekura lehtë, janë përdorur prej kohësh si bimë mjekësore në rajonet ku rritet N. sativa. Çelësi për të kuptuar pse vaji i farës së zezë ka këto veti të mrekullueshme është sepse është i pasur me tri kimikate kryesore natyrore: timokinon (TQ), timohidrokinon (THQ) dhe timol. 
I njohur për vetitë e tij të fuqishme medicinale, vaji i farës së zezë është një ilaç natyral që njerëzit përdorin për të trajtuar një gamë të gjerë gjendjesh, duke përfshirë: dhimbjet e kokës, dhimbjet e shpinës, presionin e lartë të gjakut, infeksionet, inflamacionet etj.. 


Përfitimet kryesore të vajit të farës së zezë 


Ndihmon në luftën kundër kancerit Falë fitokimikateve të tij të fuqishme dhe aftësive antioksiduese, vaji i farës së zezë ka treguar se ndihmon në trajtimin natyral të kancerit. Kërkimet in vitro në vitet e fundit zbulojnë se timokinoni, përbërësi më i bollshëm bioaktiv në vajin e farës së zezë, ndihmon në induktimin e apoptozës (vdekjes së programuar të qelizave) në qelizat e leukemisë, qelizat e kancerit të gjirit dhe qelizat e tu morit të trurit. Për më tepër, studiuesit nga Qendra e Kancerit “Sidney Kimmel” në Jefferson Health, kanë treguar se jo vetëm që fara e zezë mund të shkatërrojë qelizat e kancerit të pankreasit, por gjithashtu duket se pengon zhvillimin e kancerit të pankreasit. Kjo aftësi parandaluese e kancerit i atribuohet timokinonit të farës së zezë dhe vetive të tij antiinflamatore.


Promovon shërimin e plagëve 


Përbërësi i vajit të farës së zezë, i quajtur timokinon, mund të stimulojë rritjen e indeve dhe të nxisë shërimin e plagëve. Timokinoni mund të ndihmojë në trajtimin e djegieve, heqjeve dhe plagëve diabetike për shkak të efekteve të tij antiinflamatore, antioksidante dhe antibakteriale. NDIHMON NË


Shëndetin e flokëve 


Vaji i farës së zezë ka edhe përfitime të fuqishme për flokët. Meqenëse përmban nigellone, që sipas studimeve është një antihistaminë, mund të ndihmojë kundër rënies së flokëve për shkak të alopecisë androgjenike ose alopecisë areata. Me vetitë e tij antioksiduese, antibakteriale dhe antiinflamatore, ky vaj ndihmon gjithashtu në shëndetin e skalpit në përgjithësi, duke dekurajuar paraqitjen e zbokthit dhe thatësisë, dhe përmirësuar shëndetin e flokëve në të njëjtën kohë. 


Promovon shëndetin e mëlçisë 


Mëlçia njihet si laboratori i organizmit të trupit të njeriut ngaqë, pothuajse çdo toksinë përpunohet përmes mëlçisë, dhe lëngu biliar është çelësi për të tretur yndyrat dhe për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm. Për ata që kanë probleme me nënfunksionin e mëlçisë për shkak të efekteve anësore të ilaçeve, konsumimit të alkoolit ose sëmundjeve të ndryshme, vaji i farës së zezë mund të shpejtojë shumë procesin e shërimit, pasi vaji i farës së zezë rrit funksionin e mëlçisë dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimeve dhe sëmundjeve të saj. 


Vaji i farës së zezë është shumë i pasur me selen 


Mënyra e të ushqyerit tonë me selen është e varfër, kurse mungesa e tij shkakton probleme shëndetësore. Seleni jo vetëm që është një mineral antioksidativ, por luan rol të veçantë në rregullimin e tajtijes së hormonit mashkullor (testosteronit) dhe në krijimin e spermatozoideve. Mungesa e selenit shkakton rënien e flokëve (alopeci), miopati (sëmundja e muskujve) dhe artritis (inflamacion i nyjave). Seleni është mikroelement esencial i domosdoshëm për proceset oksidoreduktive në organizëm, dhe ndikon fuqishëm në funksionimin normal të sistemit imunologjik dhe të sistemit endokrin. 


Ul tensionin e lartë të gjakut 


Gati gjysma e të rriturve amerikanë kanë hipertension. Njerëzit me presion të lartë të gjakut mund të ndihmojnë në menaxhimin e gjendjes me ndryshime në stilin e jetës, si ngrënia e një diete të shëndetshme, heqja dorë nga pirja e duhanit dhe marrja me aktivitetet fizike çdo ditë. Por marrja e vajit të farës së zezë mund të ndihmojë edhe me hipertensionin. Hulumtimet sugjerojnë se marrja e 2.5 ml dy herë në ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut. 


Sasia e përdorimit të vajit të farës së zezë 


Çfarë përmban vaji i farës së zezë? Një lugë çaji me vaj të farës së zezë përmban: kalori, 45; proteina, 0 gram; yndyra, 5 gram; karbohidrate dhe fibra, 0 gram. 


Rreziqet e mundshme të farës së zezë dhe vajit të farës së zezë


Fara e zezë dhe vaji i farës së zezë janë provuar kryesisht të sigurta në doza të vogla, por disa njerëz mund të përjetojnë disa efekte anësore, si të përziera dhe fryrje pas konsumimit të farës së zezë. Gjithashtu pasi fara e zezë mund të ndikojë në metabolizmin tuaj, mund të ndërhyjë në ndërveprimin me disa ilaçe. Flisni me mjekun tuaj nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç që mund të ndikohet. 


_____________________________________________ 
1. Rachaela Ajmera, MS, RD, 13.12.2023, [https://www.healthline. com/health/food-nutrition/black-seed-oil-benefits] 
2. Herbal Line Albania, 09.06.2021, [https://www.herballine.al/vajrabimore-blog/107-vaj-fares-se-zeze-nigella-sativa-bio-organikperfitimet-kryesore] 
3.Natyral Vita, 01.10.2018. [http://natyralvita.com/post/detail/Hulumtimet%20dhe%20Dobit%C3%AB%20e%20Far%C3%ABs%20 s%C3%AB%20Zez%C3%AB] 
4. Leandra Beabout, 26.10.2023, [https://www.singlecare.com/blog/ black-seed-oil-benefits/] 
5. WebMD Editorial Contributor, Medically Reviewed by Mahammad Juber, MD on November 29, 2022, [https://www.webmd.com/diet/ black-seed-health-benefits]


 


Dr. Afërdita Zejnullahu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme