Sipas të gjitha gjasave deri në vitin 2100 planeti Tokë do të jetë më i ngrohtë për katër gradë Celsius, tregon hulumtimi më i ri shkencor për ndryshimet klimatike.
Siç transmeton "Gardian", një rritje e tillë e temperaturës do të mund të parandalohet vetëm me uljen e emetimit të gazrave të qelqta.
Sipas hulumtimeve shkencore të bëra nga profesori Stiven Shervud nga Universiteti australian në Uellsin e Ri Jugor, sa më shumë që planeti nxehet, aq më pak krijon re, që do të thotë se më pak dritë e diellit reflektohet në gjithësi, ndërkaq që kjo shkakton rritje të re të temperaturave.
Rritja e temperaturës prej katër gradëve do ta bëjë jetën më të rëndë, madje edhe të pamundur në shumë pjesë të rajoneve tropike, që do të shkaktonte shkrirjen e akullit në Grenlandë dhe në një pjesë të Anktartikut, që ndërkaq, do të rezultonte me rritje të dukshme të nivelit të detërave.