Të dhënat statistikore:
* Emri ndërkombëtar në anglisht: United Arab Emirates
(UAE).
* Emri zyrtar: Emiratet e Bashkuara Arabe.
* Sistemi i qeverisjes: Monarki.
* Sipërfaqja: 83,600 km².
* Numri i banorëve: 6.888.888 (2008).
* Dendësia: 64 (banorë në 1 km²).
* Feja: Myslimanë 96% (prej tyre 16% shiinj), të krishterë, hindusë dhe të tjerë 4%.
* Kryeqyteti: Ebu Dabi, ndërsa Dubai llogaritet qyteti më i madh në vend.
* Qytetet (shtatë emiratet - principatat): Ebu Dabi, Dubai, Esh-sharika, El Fuxhejra, Um-mul Kavejn, Axhman dhe Re’sul Hajme.
* Grupet etnike: arabë 34% (emiratianë 19%, arabë me shtetësi të tjera 15%), iranianë 8%, aziatikë (pakistanezë, indianë, etj.) 50% dhe perëndimorë 8%.
* Gjuhët kryesore: Arabisht (gjuhë zyrtare), persisht, anglisht, hindi dhe urdu.
* Njësia monetare: Dirhem (1.00 AED = 0.21 EUR).
* Data e pavarësisë: 2 dhjetor 1971.
* Festa kombëtare: 2 dhjetor 1971.
Pozita gjeografike
Emiratet e Bashkuara Arabe si shtet arab janë federatë e 7 principatave të pavarura, të cilat renditen nga perëndimi në lindje, duke filluar nga Ebu Dabi, Dubai, Sharika, Axhman, Um-mul Kavejn, Re’sul Hajme dhe Fuxhejra. Kryeqyteti içdo principate mban emrin e vetë principatës. Shteti i Emirateve shtrihet në pjesën
jugperëndimore të kontinentit të Azisë, pikërisht në zonën lindore të Siujdhesës Arabe, respektivisht në GjirinArab dhe në atë të Omanit. Për nga sipërfaqja, është një shtet mesatarisht i vogël. Është i kufizuar me dy shtete aziatike, nga perëndimi dhe jugu kufizohet me Mbretërinë e Arabisë Saudite, në një gjatësi 457 km; dhe nga lindja me Omanin, në një gjatësi 410 km. Gjatësia e kufijve tokësor me dy shtetet fqinje arrin në 867 km. Vendi ka bregdetin me një gjatësi prej 1318 km, dhe ai shtrihet në Gjirin Arab – Persik – dhe në atë të Omanit.
Shteti i Emirateve ka gjithsej 39 aeroporte (sipas vlerësimeve të vitit 2007). Prej tyre 22 me rrugë të asfaltuara dhe 17 të paasfaltuara. Në Emirate ka një numër të konsiderueshëm institucionesh të larta arsimore, si universitete ashtu edhe institute. Prej universiteteve më të njohura në vend janë: Universiteti Britanik në Dubai, Universiteti Amerikan në Sharika, Universiteti Amerikan në Dubai, Universiteti Zajid, Universiteti Axhman i Shkencës dhe i Teknologjisë, Universiteti i Emirateve dhe Universiteti i Sharika’s. Ebu Dabi: Zonat që sot njihen me emrin Principata e EbuDabit, kanë qenë të banuara që nga koha parahistorike. Përmes zbulimeve arkeologjike, në Emirate janë gjetur gjurmë, të cilat i takojnë periudhës historike para 7 mijë vjetësh, që përkon me epokën e gurit. Këto gjurmë janë gjetur në ishullin Meruh dhe konsiderohen gjurmët më të vjetra të zbuluara në Emirate. Gjithashtu janë gjetur gjurmë të tilla në ishuj të tjerë, si në ishullin Delma, të cilat po ashtu i takojnë së njëjtës periudhë historike. E tërë kjo dëshmon se bregdeti i Ebu Dabit ka qenë qendër e rëndësishme civilizuese. Ebu Dabi, si kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe, është edhe kryeqytet i Principatës Ebu Dabi. Numri i banorëve të këtij qyteti arrin në 1.460.000 (sipas statistikave nga Departamenti i Planifikimit dhe i Ekonomisë, në 2007). Ky qytet bie në ishullin e Ebu Dabit dhe shtrihet në një tokë të thatë e të rrethuar me ishuj të tjerë. Qyteti Ebu Dabi, në Principatën e Ebu Dabit në veçanti dhe në Emirate në përgjithësi, përfshin përqindjen më të lartë të njerëzve më të pasur në botë; numri i tyre është më shumë se 75 000 milionerë, d.m.th. 8,8% e popullsisë.
Historia e Emirateve të Bashkuara Arabe
Kohën e fundit në Emirate janë zbuluar gjurmë të shumta, veçanërisht në rajonin e Ebu Dabit. Këto gjurmë përfshijnë monumente të lashta, pjesë nga qeramika dhe varreza të vjetra; në këto të fundit janë të gdhendura figura kafshësh. Gjurmët në fjalë dëshmojnë për lidhjet e këtij rajoni të lashtë me civilizimin e sumerëve, që jetonin në Mesopotami. Populli i Emirateve kishte marrëdhënie të ngushta edhe me fenikasit. Disa nga historianët – njëri prej tyre edhe historiani i famshëm grek Herodoti – përmendin se fenikasit kishin ardhur nga rajoni i Gjirit Arab. Bile disa historianë konfirmojnë se fenikasit ishin me origjinë arabe nga rajoni i Gjirit. Megjithatë, marrëdhëniet e lashta dhe të ngushta në mes rajonit të Gjirit Arab – Emirateve të Bashkuara Arabe – dhe fenikasve duket të kenë qenë të mira, duke marrë parasysh edhe disa aspekte të ndryshme, prej tyre ngjashmëria e emrave të disa qyteteve dhe ishujve në bregdetin sirian dhe në atë libanez, me ata të qyteteve në brigjet lindore të Siujdhesës Arabike, si p.sh. Ervad, Sur, etj. Portugalia ka qenë prej vendeve të para evropiane që arriti në Gjirin Arab, kur Vasko De Gama zbuloi rrugën që çon drejt Indisë. Anijet portugeze filluan të shëtisnin në ujërat e Gjirit, dhe, me kalimin e kohës, u bënë dominuese në lundrimin në brigje të Gjirit Arab. Pastaj, anijet portugeze filluan të bartnin mallra midis Indisë, Afrikës dhe Evropës. Portugezët nuk u mjaftuan me kontrollimin e lundrimit dhe të tregtisë, por u përpoqën të kontrollonin edhe tokat e Gjirit (Arab). Ata ushtronin shtypje brutale ndaj popullit vendës për zbatimin e politikës së tyre. Ndërkohë, britanikët po përpiqeshin për të siguruar kontrollin e bregdetit të Gjirit. Gjithashtu Holanda kishte qenë nga vendet e interesuara që kërkonin të zhvillonin marrëdhënie me Indinë dhe Gjirin (Arab). Flota holandeze kishte bashkëpunuar me flotën britaneze për të goditur flotën portugeze në vitin 1635, sepse kjo e fundit ishte sfiduese e dy të parave.Mirëpo, pas një kohe, holandezët dhe britanezët filluan të sfidonin njëri-tjetrin aq ashpër, saqë kjo ashpërsi çoi në luftë midis dy vendeve, e cila do të vazhdonte deri në vitin 1652. Holanda dhe Britania u detyruan të bënin një aleancë vetëm atëherë kur doli një konkurrent i ri serioz në fushën e tregtisë në Indi dhe në rajonin e Gjirit, që ishte Franca. Francezët arritën në Indi në 1664 dhe ishin të interesuar të arrinin edhe në rajonin e Gjirit (Arab). Konkurrenca në mes britanikëve dhe francezëve në këto rajone u shtua derisa të dy vendet hynë në luftë, e cila zgjati nga viti 1756 deri në 1763. Pas Revolucionit të madh Frëng në vitin 1789 dhe pas qetësimit të gjendjes së brendshme në Francë, francezët filluan të mendonin përsëri për dërgimin e ushtrive të tyre drejt Lindjes. Kështu, Napoleon Bonaparta udhëhoqi vetë ushtrinë e tij, në përpjekje për të formuar një perandori të madhe, duke përfshirë Egjiptin, Sirinë, Irakun, Gjirin Arab dhe Indinë. Mirëpo, një sërë faktorësh ndikuan në dështimin e kësaj ideje franceze. Faktori kryesor qe zbulimi britanik i këtij plani francez për të formuar perandori të madhe. Prandaj, britanikët nxituan me të gjitha mjetet e mundshme për të marrë kontrollin në Lindje në përgjithësi, dhe në rajonin e Gjirit (Arab) në veçanti. Britania mori kontrollin e plotë në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 1820. Që nga ky vit, Britania ka bërë një sërë traktatesh me udhëheqësit e Emirateve, të cilat i përtërinte çdo vit. Kurse në vitin 1843 Britania bëri traktat me udhëheqësit e Emirateve për dhjetë vjet. Ndërkaq, në vitin 1888 Britania bëri traktatin tjetër, po ashtu me udhëheqësit e Emirateve, me kohëzgjatje të përhershme. Emiratet e Bashkuara Arabe (gjashtë Principatat), pas takimeve dhe tubimeve të shumta zyrtare politike, më 2 dhjetor 1971 shpallën pavarësinë nga
Britania e Madhe, kurse më 10 shkurt 1972 Principata e shtatë – Re’sul Hajme – iu bashkua Federatës, dhe kështu Emiratet e Bashkuara Arabe, prej shtatë principatave, formuan një shtet.
Përhapja e Islamit
Rajoni i Gjirit kishte pasur fatin që të ishte prej vendeve të para të cilave Muhamedia.s. u kishte dërguar përfaqësuesit e tij për t’i ftuar në Fenë Islamedhe për t’ua mësuar atyre Kuranin. Muhamedi a.s. kishte dërguar Amr ibn Asin r.a. në Oman, në Sihar dhe në vendet përreth tyre. Ashtu siç kishte dërguar Ebu El Ala El Hadramijun në Bahrejn10, për të ftuar banorët e tij në Fenë Islame. Pra, banorët e Gjirit Arab kishin përqafuar Fenë Islame qysh në kohën e Muhamedit a.s. dhe, me kalimin e kohës, Islami i tyreështë përmirësuar dukshëm. Ky rajon, pas përqafimit të Fesë Islame nga banorët e tij, në përgjithësi ishte i qetë dhe relativisht stabil gjatë kohëve historike. Kjo atmosferë e qetë vazhdoi të mbizotëronte e tillë deri në fillim të shekullit XVI.
Klima
Klima e EBA karakterizohet si e shkretëtirës, e nxehtë, me mungesë uji dhe shpesh shoqëruar me një lagështi në shkallë të lartë përgjatë bregdetit. Ndërkaq, rajonet e brendshme të shkretëtirës karakterizohen nga mungesa e lagështisë, ashtu siç dallohen fushat e larta malore në përgjithësi nga të ftohtë, që konsiderohen si më të ftohtat nga fushat malore lindore. Topografia e tokës së Emirateve është kryesisht e rrafshët dhe me tuna të shumta rëre. Maja më e lartë e vendit është ajo që gjendet në malin Xhubejr, e cila arrin lartësinë 1527 metra mbi nivelin e detit, ndërsa pika më e ulët e territorit të vendit nën nivelin e detit, është ajo që gjendet në brigjet e Gjirit Arab. EBA bien në një zonë të thatë tropikale, e cila ndikohet nga efektet e oqeanit, për shkak se ajo është e vendosur në bregdetin e Gjirit Arab dhe në atë të Gjirit të Omanit, i cili lidhet me Detin e Kuq nëpërmjet ngushticës Babul Mandeb. Kjo ngushticë – ujore e Detit të Kuq – në mes Jemenit aziatik dhe Xhibutit afrikan, është e gjatë 30 km. Shkalla e temperaturave të këtij rajoni gjatë verës, ndërlidhet me ngritjen e sasisë së lagështisë. Njësoj siç vërehen në përgjithësi, dallimet e mëdha midis klimës së rajoneve bregdetare dhe të shkretëtirave të brendshme e vendeve të ngritura, të cilat e përbëjnë topografinë e vendit. Në zonën bregdetare të vendit mesatarja e temperaturës kryesisht është mbi 37,7 gradë. Ndërkaq, sasia e lagështisë ngrihet dhe nxehtësia e përgjithshme zgjerohet sa herë që depërtohet në zemër të shkretëtirës, e cila përfshin pjesën më të madhe të territorit të shtetit. Kurse në zonat malore dhe në vise të tjera të larta, klima është e butë. Shteti, për shkak të mungesës së shiut, vuan një gjendje të vështirë, pikërisht ashtu siç vuajnë edhe vendet fqinje, të cilat ndodhen në zonën e thatë tropikale. Sasia e reshjeve atmosferike në këto zona luhatet nga viti në vit. Po ashtu siç ndryshojnë të reshurat nga një zonë në tjetrën, p.sh. në Principatat El Fuxhejra dhe Re’sul Hajme shira ka më shumë, për shkak të pozitës së tyre të lartë gjeografike dhe afërsisë së tyre me një varg malesh.
Gjendja ekonomike
Emiratet e Bashkuara Arabe karakterizohen për një sistem të hapur ekonomik, prandaj shkalla e të ardhurave personale në vend llogaritet prej më të lartave në botë, krahas arritjes së një teprice të madhe në tregtinë vjetore. Pavarësisht nga përpjekjet e mëdha dhe të suksesshme në llojllojshmërinë ekonomike, shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe megjithatë mbështetet në pasurinë e naftës dhe të gazit, të cilat kontribuojnë rreth 40% - 45% në prodhimin e përgjithshëm vendor. Prandaj, ekonomia e vendit kohë pas kohe lëviz, në bazë të çmimeve të naftës dhe të gazit. Vlen të përmendet se ky vend, si rezultat i afirmimit të naftës, që para më shumë se 30 vjetësh, nga një vend i djerrë dhe i përbërë prej shtatë principatave të vogla shkretinore, është shndërruar në një shtet modern, që gëzon standard të lartë të jetesës. Qeveria e Emirateve ka rritur shpenzimet, për të gjetur vende të reja pune dhe për të zgjeruar projektet e infrastrukturës. Qeveria, tash për tash, është duke punuar për të hapur objektet e saja për një pjesëmarrje më të madhe të sektorit privat.
Prodhimet bujqësore të vendit janë: hurmat, perimet, shalqiri, pulat, vezët, prodhimet e qumështit dhe peshqit. Ndërkaq, nga industria më të rëndësishmet janë degët: nafta, peshkimi, alumini, çimento, plehrat, riparimi i anijeve tregtare, materiale ndërtimi, ndërtimi i disa anijeve dhe zejtaria. Eksportetkryesore të vendit janë: nafta e papërpunuar 45%, gazi natyror, peshq të tharë dhe hurmat. Vendet e eksportit janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës 11.5%, Kina 11%, India 9.8%, Gjermania 6.2%, Japonia 5.8%, Britania 5.5.%, Franca 4.1% dhe Italia 4% (sipas llogaritjeve të vitit 2006). Ndërsa vendet kryesore të importit janë: Japonia 25.8%, Koreja e Jugut 9.6%, Tajlanda 5.9% dhe India 4.5% (sipas llogaritjeve të vitit 2006). Kryesisht importohen këto mallra: mjetetë makinerive, pajisje transporti, lëndë kimike dhe mallra ushqimore
Mr. Samir B. Ahmeti