Presidenti i Turqisë Rexhep Tajib Erdogan ia dhuroi një monedhë ari me vlerë 1.100 dollarë shtetasit të Xhibutit, Abdurrezzak Dejame dhe gruas së tij Aisha Ahmed ngase ata ia plotësuan dëshirën që fëmijës së tyre t’ia vënë emrin Omer.
Dejame dhe gruaja e tij shprehën mirënjohjen e tyre për dhuratën e Presidentit turk, të cilën ia kishte dorëzuar Ambasadori turk Hasan Yavuz.
"E kam ndjekur qëndrimin Erdoganit në Kongresin e Davosit, kur presidentit izraelit i tha: "Vetëm një minutë." Atë ditë, isha shumë i lumtur, dhe i thashë vetes:" Nëse martohem dhe nëse do kem një djalë, do t'ia vë emrin Erdogan. Allahu më ka dhuruar një djalë dhe një vajzë. Emrat e tyre janë Erdogan dhe Emina."
Disa muaj më parë u takua me Presidentin turk, gjatë vizitës së tij në Xhibuti, ku i tha se fëmijët e tij quhen Erdogan dhe Emina. Ai shton: "Atë kohë, gruaja ime ishte shtatzënë dhe Erdogani kërkoi nga unë që fëmijës së tretë t’ia vë emrin Omer, gjë që ia kam premtuar. Tani unë e kam përmbushur premtimin tim."