Australiani 78 vjeçar, James Harrison, për 60 vite me radhë ka shpëtuar jetën e mbi 2 milionë fëmijëve, të rrezikuar nga sëmundja e rezusit të gjakut.
Për 6 dekada, Harrison ka dhuruar gjak, një herë në 3 javë, për Shërbimin e Gjakut në Kryqin e Kuq Australian.
Gjaku i tij përmban një antitrup shumë të rrallë, të aftë për të parandaluar sëmundjen e ashtuquajtur ‘Rh’, për shkak të së cilës, nëse një grua ka ‘Rh’ negativ si grup gjaku dhe fëmija që mban në bark ka një ‘Rh’ pozitiv, sistemi imunitar i nënës sulmon celulat e fetusit, duke shkaktuar në disa raste përkeqësime dhe aborte.
Sipas statistikave, mbi 17% e grave australiane janë të rrezikuara nga ky fenomen. Ndaj dhe gjaku mrekullibërës i James Harrison përllogaritet të ketë ndihmuar cilësinë e shëndetit të mbi 2 milionë fëmijëve.
Harrison, i cili tani është 78 vjeç, ka filluar të dhurojë gjak që i ri pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që i shpëtoi jetën edhe nga infuzioni i 13 litrave gjak.
Historia e tij është publikuar nga CNN, pak para Ditës Botërore të dhuruesve të gjakut që është në 14 qershor.