Projekt për rindërtimin e xhamive më të njohura në Beograd-dikur 273 sosh, bibloteka e parë në njërën prej tyre

E përditshmja e Beogradit Danas, e cila është një media opozitare dhe liberale, i ka kushtuar një artikull të rëndësishëm idesë së rindërtimit të xhamive që janë shkatërruar në vite në kryeqytetin serb.

Një nismë e bashkisë synon rindërtimin e disa prej objekteve të kultit islam, që janë shumë të rëndësishme pasi bibloteka e parë e qytetit ka qenë e vendosur në një xhamitë më të bukura të Beogradit.
“Beogradi që ne pak e njohim” e titullon Danas shkrimin, me autor Bojan Cvejiç, ku thekson se ka një nismë për të rindërtuar të paktën ato monumente që kanë shënjuar historinë e Beogradit.
“Danas” thekson se nga 273 xhami të vjetra që ka pasur kryeqyteti serb, tani ka mbijetuar vetëm një, që është “Xhamia Bajraktarli”.
Gazeta thekson se gjatë periudhës osmane, Beogradi ka pasur një numër të madh të vendeve fetare islame të adhurimit.
Në bazë të disa planeve të ruajtura, por edhe shënimeve të udhëtarëve të famshëm, ka të dhëna jo shumë të sakta për numrin e xhamive që gjithsesi mendohet se kanë qenë 273 sosh.
Historia e xhamisë së Beogradit fillon pas pushtimit të kalasë së Beogradit në 1521, ku kryeqyteti serb u kthye në metropol.
Në këtë xhami, e quajtur “E Madhe”, është falur edhe Sulltan Sulejmani i Madhërishëm.
Shumë shkrimtarë nga Perëndimi e kanë përshkruar Beogradin e asaj kohe si një qytet me një numër të madh të xhamive dhe janë shprehur të impresionuar me arkitekturën e tyre.
Kështu, sipas Otendorfa, xhamitë në Beograd ishin të mbuluara kryesisht me plumb, ornamente të bukura dhe të mbuluar me qilima të jashtëzakonshëm.
Megjithatë, kur qyteti ra nën sundimin austriak në vitin 1688, u shkatërrua bashkia e Beogradit, dhe xhamia.
Pas shkatërrimit, në qytet kanë mbetur vetëm pesëmbëdhjetë ndërtesa islame. Turqit më pas e rimorën kontrollin mbi qytetin, por ushtria austriake në 1717 për herë të dytë fitoi Beogradin.
Austriakët i kanë përdorur xhamitë për qëllime të ndryshme, por më së shumti si kisha dhe depo. Njëra është përdorur si një spital.
Kur turqit në 1739 përsëri hynë në Beograd, filloi rindërtimi i xhamive të vjetra, por edhe ndërtimin e të rejave.
Është interesante se në fund të shekullit të 18-të u përmend për herë të parë një bibliotekë në qytet, e vendosur në ndërtesën e Xhamisë së Sulltan Mahmudit.
Në fillim të shekullit të 19-të, xhamitë u kthyen në dyqane dhe vetëm njëra prej tyre u ruajt.
Ndërkohë, një nga xhamitë e njohura u kthye në kishë ortodokse.
Megjithatë, me kalimin e kohës, numri i vendeve islame të adhurimit në qytet ka rënë. Kur turqit u larguan nga qyteti, Princi Millosh nxori urdhrin që xhamitë dhe varrezat myslimane duhen të respektohen.
Pas fitimit të pavarësisë në vitin 1878, Serbia autorizoi zyrtarisht për prishjen e “Xhamisë Bajraktarli”, por ajo i qëndroi furtunës.
Numri më i madh i xhamive, sipas të dhënave ekzistuese, ishte në qendër të qytetit.
Ata janë vendosur kryesisht në Kalanë e Beogradit, Dorçol, dhe përgjatë Rrugës “Perandori Dushan”. Disa xhami ka pasur edhe në Sheshin e Republikës.
Por, të tilla ka pasur edhe në “sheshin e studentëve”, një në afërsi të Urës së Branko-së, dhe një ishte pranë kopshtit zoologjik të qytetit.
Aktualisht, ka një nismë të bashkisë së Beogradit për të rindërtuar xhamitë më të njohura dhe më përfaqësuese, si për t’i dhënë qytetit koloritin e duhur historik, por edhe për të përmirësuar marrëdhëniet ndërfetare në vend. /tesheshi/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë