Uji i freskët në det

"Ai i ka lëshuar dy dete që të takohen, por midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë." (Kur'an 55: 19-20)

"Është Ai që i ka lënë të lirë dy ujëra, njëri i pijshëm e i ëmbël, kurse tjetri i njelmët e i hidhur, duke ngritur pengesë e kufi të prerë ndërmjet tyre." (Kur'an 25: 53)


Me përdorimin e matjeve elektronike, shkencëtarët e USGS kanë zbuluar ujë nëntokësorë të freskët në mjediset e nëndetëses në ujërat bregdetare të Atlantikut.

Të dhënat e reja do të ndihmojnë në përcaktimin e burimeve dhe sasinë e ushqimeve që hyjnë në gjiret bregdetare të Delaware, Maryland dhe Virginia si dhe të përpunojnë modelet e rrjedhës së ujit nëntokësor. Një teknikë speciale e “studimit të rezistencës së rrymës” është përdor për të matur rezistencën elektrike të sedimenteve në fund.

Sedimentet normale të ujit të njelmët janë përques të mirë të elektricitetit. Megjithatë, sedimentet e fundit të përhapura nga ujërat e freskëta janë përques të ulët të elektricitetit dhe veprojnë si gjysëmizolator. Për të kryer anketën e rezistencës së rrymës, një kabëll 110 metra i quajtur rrymues është tërhequr pas anijeve. Matjet e vazhdueshme të potencialit elektrik në hapësira të ndryshme zbuluan praninë e ujit të freskët tokësor nën gjire në distanca nga disa qindra metra deri në një kilometër nga bregu. Hulumtuesit ishin në gjendje të hartonin shtresat e ujit të freskët, të njelmët dhe të përzier deri në më shumë se 30 metra nën shtresën e detit.

Studimi i shkarkimeve të nëndetëseve në Gadishullin Delmarva, një rajon që përfshin Rehoboth, Indian River, Chincoteague, dhe gjireve tjera të njelmëta bregdetare, është i rëndësishëm sepse këto zona pranojnë koncentrime shumë të larta të lëndëve ushqyese.

Furnizimi i lartë më lëndë ushqyese shkakton efekte të padëshirueshme si ndotje me alga dhe ndryshime në mjediset e sedimenteve të fundit. Të dhënat nga anketa e rezistencës elektrike do të përcaktojnë rrugët e hyrjes së ujërave të ëmbla, dhe do të ndihmojnë menaxherët e burimeve të planifikojnë përpjekjet e rehabilitimit për të reduktuar çasjen dhe praninë e lëndëve ushqyese në gjiret bregdetare. Informata e sakta mund të minimizojnë ndikimet në bujqësinë lokale, argëtimin dhe aktivitetet e tjera në rajonet bregdetare. Në disa zona, deri në 80 për qind të ujit të freskët hyn në gjire jo nga lumenjtë apo shiu, por nga shkarkimi I ujërave nëntokësore.

Megjithatë, rrugët e hyrjes janë të kuptuara dobët. Hulumtimi aktual në Gadishullin Delmarva është një nga detajizimet e para sistematike të ujërave nëntokësore të grykëderdhjeve të gjëra duke përdorur metodën e rezistencës elektrike. Ka hartuar shpërndarjen e shkarkimit të ujërave të ëmbla dhe konfirmoi testet e largëta të ndjeshmërisë të kryera nga avionë. Studiemet e fundit kanë qenë pjesë e studimeve rajonale të kryera nga Universiteti i Delawares dhe Shërbimi Gjeologjik i Delawares, në bashkëpunim me USGS. Teknika detare e rezistencës elektrike ofron zbulim të rëndësishëm për shkak se mbulon të dhëna në shkallë 30 deri 70 herë sa ato për studime të krahasueshme në tokë.

Rezultatet e këtyre matjeve të rezistencës së rrymave janë prezentuar në Simpoziumin për Zbatimin e Gjeofizikës për Problemet Mjedisore dhe Inxhinierike (SAGEEP) në Las Vegas prej 10-14 Shkurt nga shkencëtarët e USGS Burimet Bregdetare, Detare dhe Ujore së bashku me partnerët industrial dhe rajonal. /usgs.gov/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme