Në Bosnje përgatitet byreku më i madh në botë

Në kuadër të manifestimit Gastro Show, në sheshin qendror të qytetit të Tuzllës, në Bosnje e Hercegovinë, është përgatitur byreku 650 kilogramësh për të fituar titullin “Byreku më të madh në botë”.

Byreku 650 kilogramësh u lëshua përmes një vinçi në një tepsi me gjerësi 6 metërshe.
Një pjesë e byrekut, përgatitja e të cilit zgjati 6 orë, pas matjeve të bëra nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness iu nda qytetarëve të grumbulluar në shesh.
Me këtë rast, organizatori i aktivitetit Omer Isoviq në një fjalim të mbajtur tha se qëllimi i kësaj përpjekjeje për të thyer rekordin është tërheqja e vëmendjes në kuzhinën tradicionale të BeH-së.
“Një pjesë të byrekut do t’u dërgojmë zjarrfikësve, policëve dhe shërbyesve spitalorë të cilët punojnë 24 orë për ne”, tha ai.
Isoviq shpreson që brenda tre muajve të marrin përgjigje nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness lidhur me rezultatin e kësaj përpjekjeje për thyerjen e rekordit.