Stamboll: Fëmijët shpërblehen për faljen e namazit për 40 ditë rresht në xhami
Për shkak të pjesëmarrjes për 40 ditë rresht në namazin e mëngjesit në Xhaminë e Sulltan Selimit, në lagjen Fatih të Stambollit fëmijët morën shpërblim biçikleta.
Qëllimi ishte që fëmijët të bëheshin të rregullt në faljen e namazit të mëngjesit me xhemat, virtyt ky i madh dhe që inkurajohet në Islam.
Shumë nëna do t’i shoqëronin fëmijët e tyre në xhami, për t’i inkurajuar ata në faljen e namazit.
Oborri i xhamisë ishte i mbushur me biçikleta dhe kishte një atmosferë festive me rastin e shpërndarjes së tyre.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës