Aktualitete

Këto ditë në Arabinë Saudite po qëndron një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës, respektivisht Komisioni për Redaktimin e Përkthimit të Kuranit në Gjuhën Shqipe prej haxhi Sherif Ahmetit.

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
1. Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë “Xhamia e Re”, Gjakovë

Me këndim të Kuranit dhe selavateve është përuruar xhamia e re te tregu në Prishtinë.

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht nga Drejtoria për Kulturë dhe Veprimtari botuese, sot u mbajt tryeza shkencore “Sfidat bashkëkohore të periodikut të Bashkësisë Islame të Kosovës”.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka mbajtur sot takimin e rregullt me koordinatorët e saj, për të diskutuar mbi përgatitjet për muajin Ramazan.

Kryetari i Dijanetit, prof. dr. Ali ef. Erbash dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u pritën sot në takim nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Kryetari i Bashkësisë Islame të Turqisë, prof. dr. Ali ef. Erbash bashkë me Myftun Tërnava vizituan vendin e caktuar për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Turqisë (Dijanet), prof. dr. Ali ef. Erbash.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyok, vizitoi Xhaminë e Madhe në Prishtinë, të cilin e priti kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Me ftesë të Komandantit të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, Kolonel Marco Javarone, Kryeimami i KBI të Gjakovës Visar ef. Koshi, mori pjese në takimin me temën “Living Together Dialogue”