Aktualitete
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, të shtunen më 02.06.2018, me rastin e Natës së Madhe të Bedrit, shtroi iftar tradicional në Medresenë Alauddin në Prishtinë për strukturat drejtuese të Këshillave vendorë dhe institucionet e BIKR-ut.
Sonte, në Hotelin “Happy”, Kryetari Ahmet ef.Hoxha, imamët dhe stafi administrativ i Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë morën pjesë në iftarin e shtruar nga Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.
Në Ankara të Turqisë po mbahen punimet e Takimit të dytë Ndërkombëtarë për Ballkanin, ku po merr pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtor.
Në kuadër të shpërndarjeve të ndihmave dhe pakove ushqimore që po bënë Shoqata Humanitare Bereqeti e cila operon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit, dega në Hani të Elezit ka shpërndarë 200 pako ushqimore për familjet skamnore në mënyrë që sadopak t’ua lehtësoj jetën e tyre gjatë këtij muaji të bekuar.
Në organizim të Kryesisë së BIRK-ut, Reisi i Rijasetit të Malit të Zi, z. Rifat ef. Fejziq, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Hfz. Sylejman ef. Bugari dhe Zejno ef. Omeragiq, e vizitoi Prizrenin, në kuadër të vizitave gjatë Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Ata u pritën nga kryetari i Këshillit të BI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha.
Shoqata Humanitare Bereqeti e cila operon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit ndihmon 5000 familje të varfra dhe skamnore me nga 5000 pako ushqimore.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava në konferencën me media uroi me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit.
Marrëveshje mirëkuptimi mes BIK-ut dhe Ministrisë së Drejtësisë: imamët e Kosovës do të ligjërojnë në burgje kundër radikalizmit
Nën organizimin e Departamentit të Gruas të BIK dhe Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Ekstremizmit të Dhunshëm (ICSVE), dje më 7 maj u mbajt trajnim rreth temës: "Kundërshtimi dhe Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm"