Aktualitete
Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit e Mbretërisë së Arabisë Saudite, sot në Prishtinë, filluan Garat Ndërkombëtare të Kuranit.
Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, atë e ka pritur Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim kryetarin e Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, Mensur ef. Halili.
Me interesim të madh, maturantët e Medresesë “Alauddin” vizituan ekspozitën “Urat”, duke u njohur nga afër me mesazhet e paqes dhe lidhjet shpirtërore e kulturore që përçon kjo ngjarje unike në qendër të Prishtinës.
Nesër në Prishtinë nisin Garat Ndërkombëtare të Kuranit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme fetare në rajon.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot ekspozitën kulturore “Urat”, e cila është e dedikuar për prezantimin e kulturës, traditës dhe trashëgimisë arabe.
Qytetarë nga e gjithë Kosova po i bashkohen ekspozitës ndërkombëtare “Urat”, ku po prezantohet kultura, trashëgimia dhe vlerat shpirtërore të Arabisë Saudite.
Shtëpia botuese “Dituria Islame” do të marrë pjesë në Panairin ndërkombëtar të Librit i cili do të mbahet nga data 8 deri më 14 maj 2025, në ambientet e sallës sportive “Boris Trajkovki” në Shkup.
Në ambientet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot u mbajt një takim i rëndësishëm ndërmjet udhëheqësve të Haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe udhëheqësve të haxhilerëve nga Këshillat lokalë të BIK-ut.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me zëvendëskryeimamin Fatmir ef. Iljazi, zhvilluan një takim me kryeimamët e Këshillave të Bashkësisë Islame në vend, ku u diskutua dhe u vlerësua puna dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë muajit të bekuar Ramazan.