Aktivitetet e KBIGJ

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Shoqata bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë ndihmon me pako ushqimore 50 familje që kanë fëmijë jetimë

Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjakovës, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, u ka shpërndarë këto ditë 100 pako ushqimore familjeve skamnore në Komunën e Gjakovës.

Me iniciativë të shoqatës “Bereqeti” dega në Gjakovë, e përfaqësuar nga koordinatori Abdurrahman ef.Bejtullahu dhe ndihmën e shumë donatorëve, sot e enjte më dt. 20.09.2018, është bërë inagurimi i shtëpisë së familjes treanëtarëshe Krelani nga Gjakova, e cila deri më tani ka jetuar në kushte jashtëzakonisht të rënda.

Falë iniciativës së shoqatës “Bereqeti” dega në Gjakovë, e përfaqësuar nga koordinatori Abdurrahman ef.Bejtullahu, dhe donatorit Hamdi Golaj nga Gjakova i cili jeton dhe punon në Zvicer, sot e diele, më dt. 19.08.2018, është bërë inagurimi i shtëpisë pesëanëtarëshe e Burim Hasanit nga Gjakova, e cila deri më tani ka jetuar në kushte shumë të vështira ekonomike dhe sociale.

Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë ka ndihmuar me pako ushqimore dhe veshmbathje rreth 45 familje të cilat jetojnë në banesat sociale në Gjakovë.

Shoqata humanitare “Bereqeti” dega në Gjakovë, për nderë të muaji të bekuar të Ramazanit, ka shpërndarë 200 pako ushqimore dhe produkte higjienike për familjet nevojtare.

Në vazhdën e aktiviteteve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK) të Ramazanit 2018, të kryesuar nga myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava, ekipi i Ramazanit qëndroi në rajonin e Pejës, ku u shtrua iftar tradicional për administratën dhe imamët e Këshillave të Pejës, Klinës, Deçanit, Istogut dhe Gjakovës.

Sot, me datë 12 maj 2018, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë shënoi hapjen solemne të zyres dhe hapsirave për aktivitete të Departamentit të Gruas, në galerinë e katit të parë, në ndërtesen pranë Xhamisë së Re në Gjakovë

Dje, në ambientet e Medresesë së Madhe në Gjakovë u mbajt takimi me imamët e KBI të Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës, në vigjilje të muajit te bekuar të Ramazanit

Kryetari Bashkësisë Islame në Gjakovë, Ahmet ef. Hoxha bashkë me imamin Abdurrahman ef.Bejtullahu, koordinator i Shoqatës bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë, vizituan dy familje që jetojnë në kushte shumë të rënda.

Ata vizituan familjet Hasani e Krelani, dhe për së afërmi panë gjendjen e mjerueshme në të cilën jetojnë këto familje.

Familja pesë anëtarëshe Hasani jeton në një shtëpi në kodrën e Çabratit në Gjakovë e cila nuk plotëson as kushtet elementare për jetesë. Shtëpia është në rrënim e sipër, çatia është plotësisht e shkatërruar, dera është e improvizuar, ndërsa dritare nuk ka fare.

“Në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë vepron dega “Bereqeti”, e cila në vazhdimësi ka ndihmuar këtë familje, por kësaj radhe jemi duke menduar që t’i ofrojmë një ndihmë tjetër, ndërtimin e shtëpisë sepse kushtet në të cilat jeton kjo familje pesë anëtarëshe janë kushte jashtëzakonisht jo të mira”, tha kryetari i KBIGJ-së.

Ky lajm i gëzoi pamasë anëtarët e kësaj familje, e cila sipas kryefamiljarit jeton këtu prej shumë vitesh. Ai tha se familja e tij kanë kaluar vetëm ditë të zymta nën rrënojat e kësaj shtëpie të vjetruar.

Shoqata bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë do t’i del në ndihmë edhe familjes tre anëtarëshe Krelani, e cila jeton në një shtëpi të shkatërruar dhe në kushte jashtëzakonisht të rënda. Edhe kësaj familje Shoqata Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë pritet t’ia ndërtoj një shtëpi të re.

Ndërtimi i të dy shtëpive pritet të filloj së shpejti. Sipas donatorëve finalizimi i të gjitha punimeve dhe dorëzimi i çelësave familjarëve do të bëhet brenda disa muajve, konkretisht në festën e Fiter Bajramit.

Ata apelojnë edhe tek njerëzit e vullnetit të mirë që të kontribuojnë sado pak dhe t’u dalin në ndihmë familjeve skamnore.

Vlen të theksohet se të dyja vizitat janë përcjellë nga TV “SyriVision”.