Kimikatet dhe ndikimi i tyre në shëndet

Revolucioni kimik

Kimia si shkencë ekzakte, së bashku me të gjitha gjërat e mahnitshme që ka sjellë në jetën tonë, ka sjellë edhe disa pikëpyetje dhe frikë, e që përshin një mori keqkuptimesh të zakonshme rreth kimikateve dhe lidhmërisë së tyre me shëndetin e njeriut.
Këtu do të theksojmë përsëri se sa e rëndësishme është doza e një kimikati, për ta kuptuar rrezikun prej tij, si dhe do të diskutojmë për anën negative, e që shpesh vjen nga ndalimi i disa kimikateve.
Gjithashtu do të përmendim si fillim edhe benefitet e kimikateve në jetën tonë. Nga avionët me energji diellore, te farmaceutika, industria kimike vetëm në vitin 2016 ka investuar pothuajse 100 miliardë dollarë në kërkim dhe zhvillim të produkteve të ndryshme si: detergjent, shirit ngjitës, antibiotikë, kimioterapi, plastikë, e që të gjitha këto janë të mundshme për shkak të kimisë.
Pra, nuk duhet të harrojmë se edhe uji është një kimikat, e po ashtu edhe molekulat që e përbëjnë ajrin tonë. Gjithçka është kimike. Prandaj, jo të gjitha kimikatet janë të rrezikshme.
Sipas toksikologjisë tradicionale, doza e një kimikati e krijon helmin. Pra, nëse një kimikat i caktuar merret në dozë më të madhe sesa është e lejuar, ai shkakton helm për organizmin e njeriut.



Shumica e njerëzve nuk e mendojnë ujin si toksik, por gjashtë litra ujë në tri orë mund të jetë qartësisht toksik. Tani, në të djathtë ju shihni një foto të cianidit të natriumit, dhe fjalën “helm” poshtë saj. Një lugë e vetme cianid kaliumi do ta vriste shumicën e njerëzve. Krahasojeni dozën që duhet që uji të jetë vdekjeprurës, e që është gjashtë litra, me një dozë për cianidin, që është një lugë gjelle, pra, doza e bën helmin. Gjithashtu, dua të shtoj se cianidi është një kimikat natyral. Ai gjendet në shumë bimë, dhe në fakt është përdorur në luftërat konvencionale dhe në helmimet për mbi dy mijë vjet.
Pra, mesazhi përsëri është ta mbani mend se e natyrshme nuk do të thotë gjithmonë e sigurt. Ajo që ndodh shpesh është se njerëzit nervozohen për një kimikat të vetëm, dhe thonë: “Hiqeni qafe atë!”. Ju ndoshta keni dëgjuar për praninë e pararendësëve të formaldehidit në shampon për fëmijë. Problemi është se ne shpesh dimë edhe më pak për kimikatet që përdoren për t’i zëvendësuar kimikatet që janë të rrezikshme, dhe mund të zbulojmë se ato kimikate zëvendësuese janë edhe më të rrezikshme sesa kimikati origjinal.
Revolucioni kimik që futi të gjitha llojet e kimikateve të reja në jetën tonë ishte një gjë e mirë; jo të gjitha kimikatet janë të këqija. Shumë prej tyre e kanë ndihmuar njerëzimin, si dhe e kanë përmirësuar jetën dhe shëndetin tonë.

Kimikatet në mjedisin tonë:

Çfarë është një kimikat, dhe si jemi të ekspozuar ndaj tyre Kimia në fakt është shkencë që mund të ndërlikohet në kuptimin e saktë të saj, mirëpo këtu dua të përpiqem ta thjeshtoj dhe të dëshmoj se të gjithë ne përbëhemi nga kimikatet. Trupi ynë është një bimë e vogël kimike, kështu që unë dua të flas vetëm për atë që nënkuptojmë me këtë. Atëherë, është e rëndësishme të kthehemi në fakt në sistemin periodik, sepse ne të gjithë përbëhemi nga elementë që ndodhen aty.
Elementi është vetë atomi, blloqet më themelore të ndërtimit të jetës, të mjedisit tonë dhe të mjedisit sintetik po ashtu (gjëra që ne i prodhojmë). Pra, kimia ka të bëjë me studimin se si këto elemente kombinohen për të krijuar molekula të ndryshme. Atomet kombinohen për të bërë molekula, e molekulat janë kimikate.
Pra, ju jeni njohur me një grup të tërë kimikatesh, dhe disa nga ato kimikate janë shumë të dobishëm, e disa sigurisht se edhe janë shumë të thjeshta, ndërkaq disa nga ato ndoshta mund të kontribuojnë në epideminë e obezitetit. Këtu kam një foto të molekulës së sheqerit, molekulës së ujit, dhe diçka që shpresoj se nuk po e merrni për momentin, amoksicilinë, një antibiotik shumë i zakonshëm.
Në skica mund të shihni se këto molekula, kimikate, mund të jenë shumë të thjeshta, si uji, dy atome hidrogjeni dhe një atom oksigjeni, ose shumë të komplikuara, si amoksicilina.
Fjalori i Oksfordit e përcakton kimikatin si një përbërje të substancës që është pastruar ose e përgatitur, veçanërisht artificialisht.
Për shembull, shumë nga ndotësit tanë kimikë të dëmshëm, për fat të keq, prodhohen nga një proces djegieje, duke e djegur qymyrin apo nënproduktet e djegies.
Elementet që kemi ose përbërësit në tymin e cigares janë kimikate shumë të komplikuara, e që në fakt krijohen nga djegia e gjetheve të duhanit dhe e përbërësve të tjerë të cigares. Ndërsa, një banane është një produkt natural dhe, në fakt, është edhe një burim kaliumi. Po, a thua sa prej jush e dinit këtë?!
Kaliumi na nevojitet shumë për ta bërë trupin tonë të funksionojë mirë, duke i rregulluar rrahjet e zemrës, si dhe është një element biogjen thelbësor për jetën. Pastaj, ka elemente më pak thelbësore, e që ndodhen natyrshëm në mjedis, sikurse janë plumbi dhe arseniku, që ndoshta keni dëgjuar shumë për ta. Ata shkaktojnë efekte të dëmshme në sistemin nervor të njeriut.



Ekspozimi ndaj kimikateve paraqitet nëpërmjet një modeli konceptual, e që është një mënyrë për të menduar për rrugët e shumta të ekspozimit përmes ajrit, përmes ujit të pijshëm, ngrënies dhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë që ne mund ta kemi kur ekspozohemi ndaj kimikateve. Ky po që është një proces i gjatë, dhe mjedisi është i gjithi i ndërlidhur. Tani ka shumë ekspozime që ndodhin çdo ditë, e që janë shumë më pak dramatike sesa armët kimike të Luftës së Parë Botërore, si dhe shumë më të zakonshme.
Po ashtu, rezulton se shumica e kanaçeve tona janë të veshura me diçka që synon të na mbrojë nga metalet e dëmshme në kanaçe, po edhe ta rritë jetëgjatësinë, për të na mbrojtur nga mikroorganizmat e dëmshëm që mund të rriten dhe ta prishin ushqimin. Mirëpo, lloji plastik i veshjes së përdorur atje përmban një substancë të quajtur bisphenol A, ose BPA. Dhe, ne jemi shumë të shqetësuar se ky përbërës mund të ketë ndikime negative në shëndet. Pra, ekspozimet janë të komplikuara. Ato mund të jenë lloje të vjetra tradicionale të ekspozimeve, po edhe ekspozimet ndodhin në nivele shumë të ulëta dhe në shumë nga gjërat që bëjmë në jetën tonë të përditshme, qysh nga të ngrënit, tek infermieria e te thithja e ajrit jashtë. Pra, si hyjnë në të vërtetë kimikatet brenda trupit tonë, pasi ato janë në mjedis, për të filluar pastaj ushtrimin e efekteve të tyre, dhe ndoshta të ndikojnë në shëndetin tonë?!
Ne kemi një burim ndotës dhe, pastaj kemi atë që quhet transport mjedisor. Biota janë organizmat e gjallë në ekosistemin për të cilin ne jemi të shqetësuar, sa i përket ndotjes, dhe nga ta ne mund ta kemi thithjen e ndotësve përmes këtyre llojeve të mediumeve mjedisore, e që çojnë në ekspozimet që kemi, nëse uji ku ndodhet biota është i kontaminuar. Ajri që thithim, brenda ose jashtë, mund të ketë gjurmë kimikatesh. Nga ndotja e ujit mund të kemi puse private të kontaminuara. Ne mund të kemi furnizim publik me ujë ose ujë sipërfaqësor. Edhe noti ndonjëherë mund të jetë i rrezikshëm, nëse ka burime kimike afër. Këto janë disa nga pikat e ekspozimit. Thithja përmes ajrit është një rrugë kryesore e ekspozimit. Uji ynë vjen nga burime të ndryshme ujore e sipërfaqësore, dhe nga rezervuarët kryesorë, dhe na dërgohet me tubacione. E, nëse ka një ndotje të një furnizimi publik me ujë, pra, me një kimikat, banorët e qytetit ose banorët që shërbehen nga furnizimi publik me ujë mund të jenë po aq të prekshëm sa ata që shërbehen nga ndonjë pus i kontaminuar.
Prandaj, tri mënyrat kryesore se si i thithim gjërat janë përmes mushkërive, përmes lëkurës sonë, dhe më pas përmes gëlltitjes nëpërmjet traktit gastrointestinal. Pra, duke menduar për këtë, lëkura është një pengesë mjaft e mirë, dhe ka disa kompozime ose kimikate që mund të kalojnë dhe kalojnë shumë lehtë përmes lëkurës, mirëpo ajo na ofron një shkallë mbrojtjeje.
Pasi të kemi gëlltitur diçka, përballemi me rrezikun që ajo të shpërndahet në të gjithë trupin. Dhe, mund të fillojë duke udhëtuar nëpër gjak, dhe qelizat limfatike që i keni brenda gjakut, si përbërës të gjakut, dhe aty fillon metabolizmi, pra, fillon të prishet ajo që kemi ngrënë. Nëse i merrni gjërat përmes stomakut, mëlçia e fillon punën e saj, dhe fillon t’i detoksifikojë gjërat, ose t’i shkatërrojë gjërat, njësoj si me ushqimin. Dhe, pastaj përzihet me biliare, në mënyrë që ta keni këtë proces të tretjes dhe të prishjes së ushqimit, pastaj ju e keni trupin që ndoshta i ndan gjërat për ruajtje, disa ndotës, si ato Diklorodifeniltrikloretani – DDT, që mund të ruhen në indet yndyrore të trupit.
Pra rrugët kryesore që ndjek kimikati në organizëm janë thithja, shpërndarja, metabolizmi dhe eliminimi.
Plumbi nuk eliminohet shpejt. Ka një gjysmë jetë të gjatë, dhe në fakt ruhet në trup dhe në kocka, dhe për këtë arsye mund të ketë grumbullim afatgjatë. Dhe, për fat të keq, ka një efekt shkatërrues neurologjik, veçanërisht te fëmijët.
Këtu do t’i përmendim po ashtu edhe kimikatet që ndodhen në cigare. Dhe, është e vështirë të besohet se ne ende duhet të flasim për këtë temë, shumë vjet pasi e dimë se kimikatet në cigare janë të dëmshme. Disa nga kimikatet e dëmshme që gjenden në duhan gjenden natyrshëm në bimë. Të tjerët thithen nga toka dhe plehrat. Disa kimikate të rrezikshme formohen kur përpunohet duhani, kur prodhohen cigaret dhe kur cigarja digjet; pra, krijohen kimikate të reja.
Tymi i cigares është një përzierje komplekse e mbi 7000 kimikateve, dhe të paktën 69 prej tyre janë kancerogjene, nga ato që ne i quajmë kanceroze. Shumë nga këto kimikate që i gjejmë në produktet e duhanit gjenden edhe në produktet e konsumit, mirëpo këto produkte kanë etiketa paralajmëruese mbi to. Ato na paralajmërojnë për rrezikun e helmeve në ato produkte, mirëpo nuk ka një paralajmërim të tillë për toksinat në tymin e duhanit.



Në vazhdim do t’i përmendim tri klasa kimikatesh që mund të gjenden në tymin e duhanit. Ka kimikate që shkaktojnë kancer. Unë kam thënë se janë të paktën 69 prej tyre, dhe më lejoni të ju tregoj vetëm për disa. Ne kemi Formaldehid, i cili përdoret për balsamimin e trupave të vdekur. Poloniumi 210 është radioaktiv, dhe është shumë toksik, dhe Vinyl kloride, që përdoret për prodhimin e tubave. Kromi mund të gjendet në çelik. Arseniku përdoret në pesticide. Ne e dimë se plumbi është i dëmshëm, pasi përdoret në bojëra dhe materiale të tjera, pastaj edhe kadmiumi, i cili gjendet në bateri, dhe ka gjithashtu shumë gazra helmues.
Monoksidi i karbonit, për shembull, siç e dini, gjendet në shkarkimet e makinave. Cianidi i hidrogjenit përdoret në armët kimike. Amoniaku gjendet në pastruesit e shtëpisë. Butani përdoret në lëngjet më të lehta, dhe Tolueni gjendet në tëhollësit e bojës. Dhe, ka mbi 500 aditivë që janë dokumentuar se përmbahen në cigare, e të cilët do t’i përshkruajmë së shpejti.


Referencat

• Chemicals and Health - Megan Latshaw, PhD (‘05), MHS (‘01)/Johns Hopkins University.
• Chemicals in Our Environment: What Is a Chemical and How Are We Exposed? – Thomas A. Burke, PhD.
• Production, Occupational Health, and Regulation - J. Morel Symons, PhD.
• A Look Into the World of Toxicology - Michael Trush, PhD.
• The CDC’s National Biomonitoring Program - Mary Mortenson, PhD.
• Using CDC Data at the State and Local Levels - Ewa King, PhD.
• Analyzing Health Effects - Cliff Mitchell, PhD.
• Risk Assessment in Environmental Decision Making - Keeve Nachmann, PhD.
• Approaches to Chemical Regulation - Richard Denison, PhD.



MSc. Njomza Sadriu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme