Stresi - si ta menaxhojmë

”A mendojnë njerëzit se do të lihen pa u trazuar ngaqë thonë ‘Ne besojmë’ dhe nuk do të provohen? Dhe sigurisht që Ne i provuam ata të cilët qenë para tyre...”
[29:2-3]

Stresi është pjesë normale e jetës së njeriut. Megjithatë, nëse stresi nuk menaxhohet si duhet, mund të shpie në probleme serioze për shëndetin. Disa simptoma të stresit janë: lodhja, rraskapitja, depresioni, kollapsi mendor dhe dështimi. Andaj, më poshtë po shkruajmë disa hapa që insha’Allah do të na ndihmojnë të kemi një jetë pa stres.

1. Ke besim/iman të fortë
Është me rëndësi që ta kuptojmë dhe besojmë që çdo gjë është nga Allahu, dhe se çdo gjë ndodhë për një arsye. Musliman është ai që pranon çdo gjë që i ndodhë atij. Nëse diçka e mirë/e keqe i ndodh muslimanit-es, ai/ajo thotë Elhamdulilah.

2. Bëni ushtrime
Ushtrimet e rregullta (2-3 herë në javë) që krijojnë djersitje janë vërtet të shëndetshme për largimin e stresit. Është po ashtu e rekomanduar për muslimanët që të jenë të përgatitur në formën më të mirë; kjo për shkak bërjes ballë vështirësive dhe fatkeqësive të ndryshme.

3. Ha ushqim të shëndosh
Shmangia nga patatet e skuqura dhe biskotat në njërën anë dhe ngrënia e ushqimeve të shëndetshme jo që të bën më mirë, por në anën tjetër të bën të dukesh më bukur. Ushqimet e pashëndetshme mund t’i shkaktojnë personit përtaci dhe ngadalësim. Ndërkohë, ata që konsumojnë ushqime të shëndetshme ndjehen më energjikë dhe produktivë.

4. Kuptoje realitetin e kësaj bote
Kur prekesh nga ndonjë sëmundje përkujto se kjo jetë është vetëm sikur një pikë uji në gisht në krahasim me ujin e pafund të oqeanit në botën tjetër. Sprovimet nga kjo botë e vogël janë sprovimet e durimit dhe besimit tonë në Allahun (Subhanahu ue Te'ala). Xhenneti është qëllimi ynë, andaj të orvatemi të punojmë në mënyrë që ta arrijmë shpërblimin e këtij qëllimi.

5. Merr pushim
Kur jeni në buzë të depresionit, të dështimit apo kollapsit mendor, atëherë merrni pushim për një kohë. Ndonjëherë është më e dobishme ta çlirojmë vetën prej pak përgjegjësive derisa përkohësisht të marrim një ekstra kohë që t’i forcojmë marrëdhëniet me Allahun, dhe ta riorganizojmë kohën tonë. Megjithëse kjo është e dobishme ndonjëherë, nuk do të thotë që duhet ta bëjmë vazhdimisht pushimin. Është e vështirë të rikthehemi në përgjegjësi pas pushimit mendor. Po ashtu, duhet të kemi kujdes që ne nuk jemi duke e përdorur kohën e lirë si justifikim për t’u shmangur nga çështja apo për për të ikur nga ajo. Ne duhet të rikthehemi në detyrë, e jo të dorëzohemi.

5. Bëhu pozitiv
Pa dyshim që pas çdo vështirësie vjen lehtësimi. Kujto se kjo botë është një periudhë kalimtare që me kohë do të mbarojë bi'idhnillah (me lejen e Allahut). Zemërimi i kësaj dite do të mbarojë, dhe insha’Allah nesër definitivisht do të jetë më mirë. Ke shpresë në Allahun dhe ji pozitiv.
Nëse filloni të keni mendime negative të tilla si: “Kurrë nuk do të arrij ta kryej detyrën me kohë”, pastaj kthehu prapë dhe fillo të mendosh diçka pozitive si: “Nëse përqendrohem dhe eci me hapa të sigurt, atëherë do të kem përparim të qëndrueshëm.

Ibn Abbasi (radiAllahu anhu) tregon që; Njëherë isha prapa Pejgamberit a.s. dhe më tha: ‘O bir! Do të tregoj disa gjëra: Kujtoje Allahun dhe Ai do të mbrojë ty. Kujtoje Allahun dhe do ta gjesh Atë afër teje. Kur kërkon diçka, kërko nga Allahu i Madhëruar. Kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Ai. Edhe sikur të gjitha krijesat dëshirojnë të të bëjnë mirë ty në çdo gjë, ata kurrë nuk do të munden të të bëjnë mirë ty, përveç atë që ka urdhëruar Allahu për ty. Edhe po të bashkohen të gjithë që të lëndojnë ty, ata nuk do të jenë në gjendje të lëndojnë ty në asgjë, përveç atë që Allahu ka urdhëruar për ty.
[Tirmidhi].



http://www.turntoislam.com/forum/showthread.php?t=47235
Përktheu: Safet Pllana


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme