Mrekullia e Allahut në krijimin e mushkonjës

A e din se kur Allahu i Madhërishëm dha shembull me një mushkonjë, jobesimtarët u mahnitën dhe thanë: "Si është e përshtatshme që Krijuesi i gjithësisë të japë shembull me një insekt të vogël?"

Allahu thotë: “Allahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "Ç'deshi All-llahu me këtë si shembull?" Ai me te humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër.” (El-Bekare, 26)
E ata që nuk besuan thonë: "Çka dëshiron Allahu me këtë shembull?"

Sigurisht se një gjë e tillë është bërë për t’iu treguar njerëzve se me gjithë trupin e saj të vogël, krijueshmëria e saj është shumë e madhe.

Në vijim disa të dhëna për të, që të bindemi për vërtetësinë e asaj që themi:

Është vështruar mushkonja me mikroskop elektrik që e zmadhon objektin 400 mijë herë dhe u zbulua se në kokën e saj ka 100 sy, pesha e saj është 0.001gr., në gojën e saj 48 dhëmbë, në gjoksin e saj ka tre zemra, zemrën qendore dhe nga një zemër për çdo krah të saj dhe në çdo zemër të saj ka dy barkushe dhe 2 valvula kardiake.
Mushkonja në theqkën thithëse të saj ka 6 prersëse, katër prej tyre shërbejnë për të hapur një plagë në formë katrore, ndërsa dy prerëse të tjera shërbejnë për të formuar një tubë thithëse për gjakun.
Ka 3 krahë në secilën anë dhe është gjithashtu e pajisur me një "pajisje" infra të kuqe që e sheh lëkurën e njeriut në errësirë në ngjyrë vjollce, si dhe pajisje ushtarake për shikimin e natës.
Ka një aparat anestezie lokale i cili ndihmon ta ngul gjilpërën e saj në njeriun pa e diktuar fare, ndërsa kur ta ndjejë njeriu thumbimin, ai është si shkak i thithjes së gjakut.
Ka një "makinë" analize gjaku sepse nuk i pëlqejnë të gjitha grupet e gjakut. Ka një pajisje transfuzioni gjaku për ta ndihmuar atë të thithë përmes hapjes së hollë të proboscis dhe ka gjithashtu një pajisje erë që ndjen djersën e një personi nga 60 metra.
Përveç aparatit analizues të gjakut ka edhe aparatin t'hollues të gjakut sepse gjaku i njeriut është i trashë dhe nuk mund të kaloj në theqkën thithëse të saj.
Në këmbët e saj ka kthetra me të cilat mbahet nëse qëndron në një sipërfaqe të pa lëmuar dhe grepa me të cilat mbahet nëse qëndron në një sipërfaqe të lëmuar.
Mushkonja ka një sistem që nuk e kanë as aeroplanët më të sofistikuar. Ajo ka një sistem të pritjes së nxehtësisë termike. Ajo nuk i sheh objektet me ngjyra, format dhe përmasat e tyre, por vetëm duke ndjerë nxehtësinë e tyre, pra i sheh objektet vetëm me anë të nxehtësisë trupore të tyre.
Temperatura e një dhome gjatë dimrit mund të jetë 5 gradë, ndërsa temperatura e trupit të njeriut në atë dhomë mund të jetë 37 gradë dhe ajo nuk e sheh dhomën, por sheh vetëm njeriun.
Dhe gjëja më e çuditshme për të gjithë këtë është se shkenca moderne ka zbuluar se në anën e pasme të një mushkonje jeton një insekt në miniaturë që nuk mund të shihet pa mikroskop.

"Kjo është vepër e krijimit të Allahut, e më tregoni pra mua se ç’krijuan ata të tjerët pos Tij, Jo, asgjë, po keqbërësit janë vërtetë në një humbje të pafund.” (Llukma, 11)



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme