Skype tani ofron video thirrjet grupore pa pagesë

Skype ka prezantuar opsionin për video thirrje grupore pa pagesë për platformat si Windows desktop, OS X, dhe Xbox One, ndërsa ka premtuar se në të ardhmen thirrjet grupore do të jenë falas edhe në platformat tjera.

Kompania, tashmë në pronësi të Microsoft, lejon pjesëmarrjen e dhjetë personave në këto biseda pa pasur nevojë për parapagimin premium.

“Tani që video thirrjet grupore me Skype janë në dispozicion për të gjithë falas, bisedat grupore janë më të lehta. Video thirrjet grupore ofrojnë shumë përvoja të mira”, thotë drejtori menaxhues i Skype për marketingun e produkteve konsumatore, Phillip Snalune.

Ai nuk ka dhënë detaje se kur ky funksion do të ofrohet edhe në sistemet e mëdha operative mobile sikurse Windows Phone, Android, dhe iOS.

Skype është njëri ndër shërbimet më të njohura për video-thirrjet 1 me 1, ndërsa tani kompania e blerë nga Microsoft përfundimisht ka realizuar funksionin e thirrjeve në grup, i cili për një kohë tashmë ofrohet nga shërbimi rival – Google Hangouts.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani