Google Now, tani edhe pa internet

Shërbimet e Google, si Gmail, Docs, Search, etj, janë të shpejta dhe efikase, edhe pse i vetmi problem është se ato funksionojnë vetëm me anë të internetit. Kjo do të thotë se, nëse nuk keni lidhje interneti ose valë, ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni këto shërbime, derisa të vijë sërish lidhja e internetit.

Por, kjo do të ndryshojë, pasi Gogle ka vendosur që t’i ofrojë këto shërbime edhe nëse nuk ka internet. Përdoruesit do të kenë mundësi të përdorin aplikacionet si Docs, Sheets dhe Slides edhe pa internet. Përveç këtyre Google u ka mundësuar përdoruesve që të përdorin asistentin personal Google Now për këshilla edhe pa internet.
Ky lajm u njoftua nga Google në faqen e saj Google+, ku tha se edhe nëse nuk keni lidhje interneti, kartat Google Now do të funksionojnë. Kjo do të ndihmojë ata përdorues që kanë informacione të ruajtura në kartat e tyre dhe duan t’i kujtojnë, si për shembull, një adresë.
Megjithatë, Google nuk tha nëse kjo do të jetë në dispozicion vetëm për ata pajisje që kanë marrë përditësimin e fundit Google Search apo edhe në pajisjet e tjera Android. Siç mund ta kujtoni, Google ka përditësuar së fundmi aplikacionin e saj Search ku ka sjellë veçori të reja, si për shembull, lajmërimet e parkimeve. Nëse nuk e keni përditësuar akoma, ju duhet ta shkarkoni atë në Google Play Store.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani