Lajme nga Kosova
Kanë përfunduar punimet restauruese – konservuese në mejtepin dhe xhaminë e vjetër të fshatit Shkozë të Malishevës.
Në hapësirat e hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u promovua vëllimi i parë dhe i dyti i epitafeve në gjuhën osmane në rajonin e Prishtinës dhe rajonit të Mitrovicës, organizuar nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë.
Vëllezërit Xhemajl dhe Skënder Bytyçi nga Kravasari i komunës së Malishevës kanë dhuruar një hektar tokë si vakëf për Bashkësinë Islame të Kosovës
Zyrtari për të drejtat e njeriut dhe liritë fetare nga Ambasada Amerikane, John Bush, ka qenë sot në xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë.
Ky ka zgjedhur që të takohet me besimtarët myslimanë të premten, para namazit të xhumasë.
Respektin për rregullat e objektit fetar, ky e tregon që në fillim. Në fakt, ky virtyt është tema kryesore e fjalimit të tij para xhematit, të cilit iu drejtua në shqip.
Sipas zyrtarit amerikan, toleranca ndërfetare ka ndikuar edhe në zhvillimin e shtetit të tij, që e quan mjaft religjioz.
Bush ka thënë se është i mahnitur se si shqiptarët kanë aq shumë heronj myslimanë e krishterë, andaj bën thirrje që kjo tolerancë të vazhdojë edhe më tej.
Sipas tij, vajzat myslimane me shamia duhet lejuar në shkolla.
Nga dje ka nisur PNFBI E-Learning - Programi Njohës me Fenë dhe Bashkësinë Islame – mësimi nga distanca për ata të cilët për çfarëdo motivi s’kanë mundur t’i bashkohet projektit të njëjtë që mësohet në klasë në dy afate mars/prill dhe gusht/shtator.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje.
Në këto zgjedhje kandidate për deputete kanë qenë edhe Labinotë Demi-Murtezi nga LVV-ja dhe Besa Ismaili-Ahmeti nga PDK-ja të dyja me mbulesë.
Kontesha e Wessex u takua sot me udhëheqësit fetarë të Kosovës për t’i diskutuar përpjekjet e tyre të përbashkëta për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) dhe për ta luftuar stigmën.
Shoqata humanitare “Bereqeti”, deri më tani ka shpërndarë 1500 çanta shkollore me pajisje të tjera shkollore për nxënësit në 11 komuna të Kosovës.
Në Prizren është përuruar konvikti i vajzave dhe qendrës kulturore. Në këtë eveniment mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava, hoxha i nderuar nga Turqia Osman Nuri Topbash dhe mysafirë tjerë.
Shoqata humanitare “Bereqeti”, e cila është organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ka vazhduar, sipas planit të paraparë, shpërndarjen e mishit të kurbanit. Mishi i kurbanit po shpërndahet nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe të parët që po furnizohen janë ata me gjendje më të rëndë sociale dhe mishi po shpërndahet në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës.
Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se në cilat ditë duhet të bëhet therja e kurbanit.
Myslimanët anembanë botës sot kremtuan njërën nga festat kryesore të Islamit, e që është Kurban Bajrami. Edhe në Kosovë, në të gjitha xhamitë e Kosovës, në mënyrë solemne u kremtua kjo festë.
Nën këndimin e tekbireve, në mënyrë solemne, u bë hapja e xhamisë në fshatin Vërnicë të Mitrovicës. Në këtë ngjarje mori pjesë zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhiti, drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIRK-ut, Ekrem ef. Simnica, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës, Irfan ef. Krasniqi, hoxhallarë, si dhe shumë qytetarë të tjerë.
Nën këndimin e ajeteve kuranore, në mënyrë solemne, u bë përurimi i rindërtimit të xhamisë në fshatin Llokovicë të Prizrenit.
Përkundër kundërshtimit të disa banorëve, sot ka filluar ndërtimii xhamisë në Shupkovc të Mitrovicës
Në ceremoninë e inaugurim të punimeve mori pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame.
Pjesëtarë të komunitetit mysliman në Kosovë dhe studiues të besimit po bëjnë thirrje për ndryshimin e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili ndalon uniformat fetare në shkolla.
Nga dita e premte deri të dielën, për herë të parë në Prizren do të organizohet festivali “ Selamfest”, nga Këshilli i Bashkësisë Islame dhe OJQ “ Arasta”.
Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të nënshkruajnë sot një deklaratë në mbështetje të të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Lidhja e e Historianëve të Kosovës “ Ali hadri” dega në Gjilan, për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Gjilanit dhe me rastin e 70 vjetorit të martirizimit të Mulla Idriz Gjilanit organizuan simpozium shkencor , në të cilin morën pjesë më se 20 referues nga të gjitha trojet shqiptare.
Si tradicionalisht, pas përfundimit të muajit të Ramazanit, më 4 qershor 2019, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, si në tërë botën ku jetojnë myslimanët, me gëzim e hare u kremtu përfundimi i muajit të agjërimit – Ramazanit sherif, duke falur namazin e Fitër Bajramit.