Historiku i Qabesë

 


Ndërtesa e kubesë, që njihet me emrin Qabe (ka’bah), për nga lartësia nuk mund të jetë rivale me rrokaqiejt, ose për nga gjerësia shtëpitë e mëdha, - por ndikimi i saj në histori dhe tek qeniet njerëzore është i pakrahasueshëm.
Qabeja është ndërtesa të cilën njerëzit e kanë përpara fytyrës pesë herë në ditë gjatë namazit. Kjo bëhet që prej kohës së profetit Muhammed a.s. para më shumë se 1400 vjetësh. 


Përmasat e Qabesë 


Gjatësia e Qabesë është 39 pëllëmbë dhe gjatësia totale arrin në 627 metra katrorë. Dhoma e brendshme e Qabesë është 13x9 metra. Muret e Qabesë janë të trasha një metër. Kati i brendshëm është 2.2 metra i lartë se vendi ku njerëzit e bëjnë tavafin. Tavani dhe kulmi janë dy nivele të bëra nga druri. Ato ishin rindërtuar nga dru tik, dhe ishin bërë me çelik të pandryshkshëm. Të gjitha muret janë të ndërtuara me gurë. Gurët nga brenda janë të pagdhendur, kurse të tjerët nga jashtë janë të gdhendur. 
Kjo ndërtesë e vogël ishte ndërtuar dhe rindërtuar nga profetët: Adem, Ibrahim, Ismail dhe Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ta). Asnjë ndërtesë tjetër nuk e ka vlerën që ka ajo (Qabeja). 


Emërtimet e tjera të Qabesë 


Në të vërtetë, Qabe në arabisht do të thotë ‘një vend i lartë me një respekt dhe prestigj të madh’. Fjala Qabe rrjedh nga një fjalë që ka kuptimin e kubesë. Disa nga emërtimet e tjera janë: Bejt ul Atek, që, në përputhje me një thënie, do të thotë hershmëri dhe lashtësi. Në përputhje me një kuptim të dytë ajo do të thotë pavarësi dhe çlirim. Të dy kuptimet mund të përdoren. 


Historiku i Qabesë 


Studiuesit dhe historianët thonë që Qabeja ka qenë e rikonstruktuar pesë deri dymbëdhjetë herë. Konstruksioni i parë i Qabesë ishte bërë nga profeti Adem (a. s), për se në Kuran thuhet që kjo ishte shtëpia e parë që ishte ngritur për ta adhuruar njerëzit Allahun xh.sh. Pas tij, Qabenë e rindërtuan profetët Ibrahim dhe Ismail a.s. 
Përmasat e fondamentit të Qabesë së Ibrahimit a.s. ishin: 
Muri lindor ishte 48 pëllëmbë - ana e Hatemit ishte 33 pëllëmbë, ana në mes të Gurit të zi dhe këndit Jemeni ishte 30 pëllëmbë, ana perëndimore ishte 46 pëllëmbë. 
Që prej asaj kohe pati edhe disa rikonstruktime para kohës së profetit Muhammed a.s. 
Profeti Muhammed a.s. kishte marrë pjesë në një nga rindërtimet e Qabesë para se t’i vinte Shpallja për profet nga Allahu xh. sh. 


Guri i zi 


Ka disa të dhëna ku bëhet fjalë për faktin se cili kishte nderin për ta vendosur Gurin e zi në vendin e tij. Për këtë çështje kishte shpërthyer lufta kur Ebu Umejja, njeriu më i vjetër i Mekës, propozoi që njeriu i parë që do të hynte në portën e xhamisë në mëngjesin vijues, do të vendoste se kush do ta vinte Gurin e zi. Ai njeri qe Profeti. “Ky është një njeri i besueshëm (Al-Amin)“, ata kënduan një refren. “Ky është Muhammedi”. Ai erdhi tek ata dhe e pyetën nëse do të pranonte ta vinte Gurin e zi, dhe ai pranoi. 


Rindërtimi pas kohës së Profetit a.s., nga Abdullah ibn az-Zubejr 


Armata siriane shkatërroi Qabenë në muajin Muharrem 64 (data e hixhrit) dhe para Haxhit tjetër, Abdullah ibn az Zubejr e rikonstruktoi atë në tërësi. 
Ai dëshiroi që Qabenë ta bënte ashtu sikur pati dëshiruar edhe Profeti Muhammed a.s., mbi themelin që kishte bërë Profeti Ibrahim. 
Ai kishte thënë: “E kam dëgjuar një shok të Pejgamberit që kishte thënë: “Nëse populli juaj nuk do të kishte braktisur injorancën, dhe nëse unë do të kisha kushte të mjaftueshme për rindër timin e saj, unë do të dëshiroja t’i shtoja pesë kube nga Hixhri, gjithashtu, do t’i bëja dy dyer; një për të hyrë brenda njerëzit dhe një tjetër për të dalë”. 
Ibn Zubejri tha: “Sot, unë mund ta bëj atë dhe nuk kam frikë nga njerëzit”.
Ibn Zubejri e ndërtoi Qabenë mbi themelin e Qabesë së Ibrahimit a.s. Ai vendosi tri shtylla me një lloj druri që përmban aromë të mirë, i cili tradicionalisht digjet dhe lëshon aromë të mirë jashtë në tërë Arabinë. 
Në këtë konstruksion ai vendosi dy dyer. Një të kthyer nga lindja dhe tjetrën të kthyer nga perëndimi, ashtu siç kishte dëshiruar Profeti a.s., por që nuk arriti ta realizonte. 
Ai ndërtoi Qabenëë mbi fondamentin e asaj që kishte ndërtuar Ibrahimi a.s., që do të thotë se kishte përfshirë edhe hapësirën e hatemit. Hatemi është hapësira afër Qabesë, e mbyllur nga një mur i ulët gjysmëharkor. 
Abdullah Ibn Zubejri gjithashtu bëri disa shtojca dhe modifikime: 
- Vendosi një dritare të vogël të mbyllur në kulm të Qabesë, për të bërë dritë.
- Lëvizi derën e Qabesë dhe shtoi një derë tjetër.
 - Shtoi nëntë kube në lartësi të Qabesë, për t’u bërë 20 kube të larta. 
- Zvogëloi në tri shtyllat përbrenda shtëpisë, sepse më përpara ishin 5, të cilat i kishin ndërtuar Kurejshitët. 


Rindërtimi gjatë kohës së Abdul Malik bin Marvanit 


Më 74 hixhr (ose në vitin 693 të kalendarit gregorian), El Haxhaxh bin Jusuf el-Takafi, i njohur si tiran i asaj kohe, i pranuar nga Umejd Abdul Malik bin Marvani, rrënoi gjithçka kishte shtuar Ibn az Zubejri. Disa nga ndryshimet që bëri ky, ishin: 
- i dha një pamje të re, që e ka edhe sot 
- nxori jashtë Hatemin 
- lëvizi shkallët që ishin prej druri, të cilat Zubejri i pati vendosur brenda Qabesë. 


Rindërtimet gjatë kohës së sulltanit Murad Kan 


Në vitin 1039 hixhr, nga të reshurat e mëdha, vërshimet dhe breshri, dy nga muret e Qabesë u rrëzuan. Uji që kishte depërtuar brenda Qabesë, kishte zënë gjysmën e sipërfaqes, kështu që, më 20 të muajit Shaban 1039, ditë e enjte, muri lindor dhe perëndimor qenë rrëzuar. Kur më 21 të muajit Shaban u tërhoqën vërshimet, filloi pastrimi i saj. Katër shtyll at e ngritura nga ibn Zubejri u ngritën përsëri dhe filloi rindërtimi më 26 të muajit Ramazan (9 maj, 1039). Themelet e mureve, përveç të atij afër Gurit të zi, ishin shkatërruar. Më datën 2 Dhulhixhe 1040 (2 qershor 1631) filluan rikonstruktimet nën drejtimin e kalifit osman Murad Kan. Nga pika e Gurit të zi e më poshtë, bënë po rindërtimet që ishin bërë nga Abdullah ibn Zubejri. 


Çfarë mund të shohim brenda në Qabe? 


Dr. Muzamil Sidik është kryetar i Shoqatës Islamike për Amerikën Veriore (ISNA). Ai e ka vizituar brenda Qabenë në tetor të vitit 1998. Në një intervistë me Sound Vision, ai e përshkroi Qabenë në këtë mënyrë: 
“Brenda gjenden dy shtylla (të tjerët thonë tri), është një tavolinë në të cilën janë të vendosur parfume - ka dy fenerë që bëjnë dritë nga tavani, hapësira është e akomoduar për 50 persona, brenda nuk ka drita elektrike, muret dhe dyshemeja janë nga mermeri. Brenda nuk ka dritare, është vetëm një derë, muret brenda Qabesë janë të mbuluara me perde të shkruara”. 


Kibla 


Kibla është një fjalë arabe nga i drejtojnë myslimanët fytyrat e tyre gjatë faljes së namazit. Më përpara kjo bëhej me fytyrë të drejtuar nga Jerusalemi (që thirret edhe si kibla e parë e dy kiblave). Në vitin 624, kur Muhammedi s.a.v.s. migroi në Medinë, kibla kishte ndërruar pikën, mori drejtimin e Qabesë, dhe aty mbeti përgjithmonë. 
Kibla, nga cilado pikë e referencës së Tokës është drejt në Qabe. Në praktikën religjioze islame, lutësit duhet të drejtohen më fytyrë nga Qabeja. Por duhet të theksohet që lutësit nuk bëjnë adhurim për Qabenë ose përmbajtjen e saj, sikurse krishterët adhurojnë kishën ose kryqin, Qabeja është një pikë kryesore për lutësit. Lokacioni i Qabesë ndodhet në gjatësinë e gjerësinë gjeografike: 210 25’ 24” në veri dhe 390 49’ 24” në lindje. Muslimanët i drejtojnë fytyrat e tyre nga muret e Qabesë gjatë kryerjes së ritualit të namazit. 


Përmbledhje nga disa autorë muslimanë botërorë 
Përgatiti: Atullah Rexhepi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?